Duke ndërtuar një ëndërr

Duke ndërtuar një ëndërr

Ky është prezantimi yne i parë para publikut të gjërë shqiptar së bashku me Album Epoca dhe Photosi. Klik Expo Klik është panairi më i madh shqiptar me pothuaj 200 mijë vizitorë. Stenda jonë ishte ndër stendat më të vizituara gjatë javës së panairit dhe produktet tona, me risinë dhe magjinë e tyre u prekën nga duart e mijëra njerëzve të thjeshtë por natyrisht interesimi më i madh ishte prej fotografëve, një pjesë e mirë e të cilëve patën mundësinë të njiheshin për herë të parë me produktet fotofinish, sidomos me albumet dhe fotolibrat.

Photo Album Design është një koncept i ri në botën e fotografisë dhe natyrisht edhe në atë të fotografisë shqiptare. Prodhojmë në mënyrë artizanale albume fotografike profesionale, book modelesh, book produktesh dhe prezantimi kompanish, albume fotolibra për çdo rast apo event si dhe mijëra produkte të tjera fotografike në bashkëpunim me partnerët tanë. 

EJAlbum është shpërndarës ekskluziv i kompanive italiane Album Epoca & Photosi. Italia është padiskutim lider botëror në design dhe produkte artizanale duke mbajtur mbas supeve markën “Made in Italy”, e cila është në vetvete një afirmim i suksesit të produkteve italiane. Ferrari, Guci, Prada, Armani, Lamborghini et. asociohen menjëherë me cilësinë maksimale dhe dizajnin unik. Kështu është edhe Album Epoca. 

IMG_3606
IMG_3622
IMG_3628
IMG_3632
IMG_3655
IMG_3683
IMG_3857
IMG_3986
  • Share:
, , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.