19 Tetor, 2022 EJAlbum Albania

GJON MILI International Video Art Festival

 

 

Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “GJON MILI” është një ngjarje vjetore që feston krijimin e Video Artit dhe vendos theks të veçantë në veprat inovative dhe novatore të artit. Në fokus të festivalit u vendosën vepra inovative, provokuese dhe emocionuese të video-artit nga e gjithë bota.
Gjon Mili IVAF u zhvillua nga datat 5-7 shtator në Tiranë, ku në hapjen e madhe në Tulla Cultural Center nuk munguan artistë, artdashës, miq e dashamirës, por më e rëndesishmja video arte nga pjesëmarrës të të gjitha vendet e botës. Gjatë këtyre ditëve nuk munguan Artist Talks si dhe shfaqja e filmave të artistëve në Kalo Gallery, Tonin Harapi Concert Hall dhe Tirana Gallery.

Në foto: Organizatorë të Gjon Mili IVAF gjatë hapjes së festivalit në Tulla Cultural Center.

 

Në foto: Artist Talk Gentian Gjikopulli & Gentian Shkurti për Historinë e Video Artit në Shqipëri në Tonin Harapi Concert Hall.

 

Gjon Mili Festival më pas vazhdoi rrugëtimin e tij gjatë datave 08-10 shtator në Korçë, për të vazhduar me prezantimin e artistëve dhe punës së tyre.

 

Gjatë datave 25-30 shtator Gjon Mili IVAF u zhvendos në Manhattan / NY.