Digital tools to speed up your work

Digital tools to speed up your work

Të dashur klientë!

Para së gjithash, urojmë që në këtë situatë të vështirë që po kalojmë, ju dhe të dashurit tuaj të jeni të sigurtë dhe në shëndet të plote.

Në një kohë shumë të shkurtër, përditshmëria e të gjithë ne ka ndryshuar, e gjithë bota pothuaj ka ndaluar së punuari edhe pse është e sigurtë se normaliteti do të rikthehet së shpejti. Ajo që mund të bëjmë gjithsesi në këtë momentështë të shfrytëzojmë në maksimum kohëntonë për të përmirësuar aftësitë tona dhe për të përditësuar teknologjine, sidomos atë dixhitale.

Në këtë mënyre, së shpejti do të jeni të gatshëm të rinisni biznesin tuaj dhe t’i përgjigjeni sa më shpejt nevojave të klientëve, duke qenë në gjendje të punoni më shpejt dhe pjesërisht të rekuperoni shitjet e humbura të këtyre javëve.

Për t’ju ndihmuar sadopak në trajnimin tuaj dhe këtë përditësim dixhital, kemi krijuar disa video të thjeshta mësimore dhe disa udhëzues të dobishëm:

1) Video Tutoriale për programin AE Veloce.

Këto janë video të shkurtra të cilat tregojnë se si të përdorim programin tonë të faqosjes AE Veloce, por vlejnë për çdo program të ngjashëm më të. Do të gjeni të gjithë informacionet për të kompozuar, madje në një kohë shumë të shkurtër, fotot tuaja në një dizajn për web, mail, produkt apo album fotografik. Kështu do të jeni në gjendje në të ardhmen të përshpejtoni procesin tuaj të punës, duke filluar nga prezantimi i shërbimit, konfirmimi i tij nga klientët dhe dorëzimi i tij në një produkt cilësor dhe profesional

Shikoni këtu videot:

2) ICC Color Profiles

Shpeshherë fotografitë tuaja të printuara kanë ngjyra të ndryshme nga ekrani? Sigurohuni pra që rezultati i punës tuaj në Photoshop të jetë i saktë, duke instaluar ICC Color Profiles. Do të keni pra një preview të ngjyrave dhe toneve ashtu si fotografitë tuaja do të printohen në realitet. Do të mund të beni gjithashtu një test thelbësor për ngjyrat, për të shmangur surprizat.

Shkarkoni ketu: Color Profile

3) Dizenjo pa gabime.

Shkarkoni udhëzuesin tonë mbi rregullat bazë që duhet të ndiqni, për produktet tona, por edhe për të dizenjuar pa gabime në çdo rast ju duhet të printoni fotot tuaja.

Shkarkoni këtu: 

 

Nga EJAlbum, ju urojmë punë të mbarë!

Mos harroni, për çdo informacion, ndihmë apo këshillë si përherë jemi në dispozicion më shërbimin tonë të klientit. Për më shumë informacione teknike apo këshilla dhe trajnime mbi sektorin tonë kliko këtu: Album Epoca

  • Share:
, , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.