EJAlbum 2009-2020

EJAlbum 2009-2020

Të dashur miq!

Sot bëhen 11 vjet nga dita e themelimit të EJAlbum dhe ndoshta kësaj radhe është momenti për të bërë një bilanc të vogel. Sepse situata e krijuar nga pandemia globale dhe ndalesa e këtyre muajve, nuk mund të jenë asgjë tjetër përveçse mundësi për analiza dhe fillime të reja.

EJAlbum është tashmë lider për fotografinë profesionale, artin dhe komunikimin në tregun shqiptar. Askush më mirë se klientët tanë fotografë dhe miqtë tanë artistë nuk mund të dëshmojë se kush jemi edhe pse këto 11 vjet, kemi ndërtuar dhjetëra projekte në partnership të vazhdueshëm me institucione publike dhe private, ambasada dhe institucione kulture, galeri apo muze, biznese të vegjël apo kompani të mëdha, shoqata dhe fondacione si dhe me ente apo persona të cilët punojnë me artin, kulturën dhe komunikimin.

Cilësia tepër e lartë e produkteve, dizajni i përditësuar me trendet, ndryshimi konstant në funksion të progresit; kjo është praktika jonë. Jemi një kompani e cila realizon projekte komplekse që kanë të bejnë me realizimin e eventeve, sidomos përsa i përket artit pamor, nga ekspozita lokale deri tek evenimente të mëdha ndërkombëtare. Janë pra fryt i punës tonë kuratoriale dhe ekzekutuese dhjetëra ekspozita në galeritë dhe muzetë më të mirë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Jemi distributorë ekskluzivë të kompanive italiane Photosì dhe Album Epoca për rajonin e Ballkanit. Për fotografët profesionistë, Album Epoca është një pikë referimi për cilësinë jashtëzakonisht të lartë të produkteve dhe suportin profesional. Për publikun e gjërë, studiot fotografike, biznesin lokal dhe agjenci të ndryshme, Photosí realizon në mënyrë komode, nëpërmjet internetit, mijëra produkte të personalizuara për çdo event. Jemi partner me disa distributorë të huaj nëpërmjet të cilëve prezantojmë dhe garantojmë asistencë në tregun shqiptar për kompani të kalibrit tepër të lartë si Hasselblad, Canon, Nikon, Profoto, Eizo, Manfrotto, Canson etj. Mundësojmë kështu shitjen, asistencën teknike dhe mbulojmë garancinë për keto produkte dhe mjete të domozdoshme për artistët.

Në një marrëdhënie të konsoliduar me partnerët komercialë dhe stafin tonë, jemi në gjendje të realizojmë çdo projekt që ka lidhje me studio, panaire, brandim dhe fushata komunikimi, ndërkombëtarizim produktesh etj. Edhe këtu shërbejmë prej vitesh në 360 gradë në sektor. Jemi një kompani e vogël, konceptuar dhe ndërtuar si një hub shpërndarjeje idesh dhe projektesh. Ndër vite kemi ndërtuar një rrjet bashkëpunëtorësh dhe një staf të specializuar dhe të përgatitur për të udhëhequr klientët tanë drejt ndryshimit. Trajnimi i vazhdueshëm, përditësimi i dijeve dhe praktikës si edhe ekspertiza e huaj janë pjesë e përditshme e punës tonë.

Jemi autorë apo bashkëautorë të Onufri Remade, Imago Mundi in Albania, Hapësira Zero Space – Pavijoni Shqiptar 2018 – La Biennale di Venezia, AE Academy Albania, Photography Showcase, Ditët e Fotografisë Italiane në Tiranë, etj., projekte që tashmë kanë krijuar një komunitet të gjërë artistesh bashkëkohorë shqiptarë si kulmëzim i përpjekjeve tona për te ndërkombëtarizuar artin dhe kulturën shqiptare. Jemi pra një kompani moderne e cila ka plotësuar tashmë atë boshllëk të krijuar ndër vite në shërbimet profesionale dedikuar fotografëve shqiptarë. Por jemi edhe një kompani që ka rikthyer vëmendjen drejt artit dhe komunikimit, duke i konsideruar ato si bazën e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi.

Ju falenderojmë për mbështetjen, suportin dhe prezencën tuaj në këto 11 vjet.

Stafi, partnerët dhe bashkëpunëtorët e EJAlbum.

Qëndroni të lidhur!

, , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.