11 Shtator, 2020 EJAlbum Albania

FOKUS AWARD 2020 – “ISOLATION”

Edicioni i 11-të. 18 Shtator 2020 / ora 19:00

Galeria e Arteve “Vilson Kilica”, Fier, Shqipëri

“FOKUS AWARD” arrin kështu në edicionin e 11-të duke kurorëzuar konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesmarrjen e qindra fotografëve shqiptare, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota.

Robert Frank insistonte se fotografia duhet patjetër të përmbajë diçka të rëndësishme brenda saj, të cilën ai e perkufizonte me njerëzoren e momentit. Isolation është tema e edicionit të 11-të të festivalit të fotografisë Fokus Award, temë e cila fton drejt diçkaje të cilën nuk duhet dhe nuk duam aspak ta evitojmë, pikërisht sepse përmban brenda njerëzoren e momentit.

“FOKUS AWARD” arrin kështu në edicionin e 11-të duke kurorëzuar konkursin e përvitshëm të organizuar me pjesmarrjen e qindra fotografëve shqiptare, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota. Momenti i vështirë në të cilin ndodhemi na bën edhe më të përgjegjshëm për këto organizime të cilat janë tashmë gjithnjë e më të rralla por edhe gjithnjë e më të rëndësishëm për artin dhe kulturën shqiptare. Këtë vit, grupi kuratorial, me shpalljen publike të muajit qershor 2020, ftoi fotografët për pjesmarrje duke u bazuar në një koncept të qartë dhe bashkëkohor. Për ata që e njohin fotografinë, ISO është standarti matës i ndjeshmërisë së aparatit fotografik të cilën fotografi është mësuar ta kontrollojë dhe përthyejë në dobi të tij. Në të kundert, izolimi i detyruar, si gjendje në kufijtë e një patologjie klinike, nuk është standart i pranueshëm i të jetuarit, nuk ka qenë kurrë i tille dhe nuk ka për të qënë asnjeherë. Jo më kot arratisja ndaj një regjimi burgimi është një refleks i menjëhershëm i njeriut dhe në këtë prizëm nuk duhet të ndjehemi patjetër Aleksander Dumas për të vazhduar ti tregojmë njerëzimit dramën e kësaj situate unike në histori dhe që të gjithë urojmë të mos përsëritet më kurrë.

 

Vlen të theksojmë edhe faktin që fotografia ka kontribuar që njërëzimi ta përballojë izolimin fizik dhe social, qoftë edhe falë imazheve të arkivave të fotografëve të cilat i kujtonin vazhdimisht jetën e cila rridhte jashtë mureve si një lum i pandalshëm dhe pothuaj i ndarë nga pezullimi i momentit. Është kohe reflektimesh të thella për artistët sepse roli i artit është pra ai i sensibilitetit dhe të treguarit. Përmes këtyre dy standarteve diametralisht të kundërt, fotografët mund të tregojnë me gjithë ndjeshmërinë, në izolimin e tyre, se cili është roli i fotografit në një situatë të tille – midis formës, etikës dhe estetikës – në raport më të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen. Aftësia për të rinovuar, për të bërë gjithmonë një hap para shoqërisë dhe për ta shoqëruar atë duke i dhënë një vizion dhe një shpresë edhe kur duket sikur gjithshka po shkon drejt katastrofës, ky është një tjetër vektor i cili e shtyn fotografin të vazhdojë të tregojë akoma se ndjeshmëria e sensorit të aparatit të tij është e gjitha në funksion të ndjeshmërisë së tij humane dhe artistike.

Peter Lindberg shprehej dikur: – “Fotografia ju jep mundësinë të përdorni ndjeshmërinë dhe qënien tuaj, për të thënë diçka dhe për tu bërë pjesë e botës përreth jush. Në këtë mënyrë, ju mund të zbuloni se kush jeni dhe me pak fat, mund të zbuloni diçka shumë më të madhe se vetja juaj”. Fokus Award, si një festivali i mirëfilltë, ndër vite ka qenë vazhdimisht vitrinë dhe shprehi e forcës, kompleksitetit dhe brishtësisë së fotografisë shqiptare, me një komunitet të gjërë artistësh rreth tij por akoma më shumë, me një fluks të qartë mendimesh, idesh dhe debatesh rreth ndjeshmërisë artistike dhe njerëzores së momentit

PJESËMARRËS: Emad Abass – Angli / Armand Habazaj – Shqipëri / Ahmed Androvic – Turqi / Richard Arbas – USA / Boro Arsovski – Maqedonia e Veriut / Ernest Baba – Shqipëri / Ergys Baki – Shqipëri / Eris Baki – Shqipëri / Goran Boricic – Mal i Zi / Edvin Çelo – Shqipëri / Igor Coko – Serbi / Spencer Cunningham – USA / Vigan Demiri – Maqedonia e Veriut / Mariposa Fa – Zvicër / Eno Gaçe – Shqipëri / Ileana Gega – Gjermani / Eduart Gjino – Shqipëri / Bardha Goga – Kosovë / Hasti Hahdavi – Iran / Besnik Hamiti – Kosovë / Majid Hojati – Iran / Eliza Hoxha – Kosovë / Milan Hristev – Bullgari / Camelia Jarabi – Iran / Ognjen Karabegovic – Kroaci / Uran Krasniqi – Kosovë / Stepan Kucheriavy – Ukrainë / Niksa Lalin – Kroaci / Max De Martino – Itali / Ksenja Maxhari – Shqipëri / Mariola Moçka – Shqipëri / Agon Nimani – Kosovë / Olsi Qazimi – Shqipëri / Vasil Qesari – Francë / Hazir Reka – Kosovë / Shkelzen Rexha – Kosovë / Ilir Riza – Usa / Inda Sela – Shqipëri / Igor Stepanitch – Rusi /  Gent Shkullaku – Shqipëri / Elvin Shahu – Shqipëri / Rozafa Shpuza – Shqipëri / Kushtrim Ternava – Kosovë / Jetmir Troshani – Shqipëri / Enea Verija – Shqipëri / Gabriele Zani – Itali.

 

Fituesi i ÇMIMIT “FOKUS AWARD 2020” përfiton një vlerë monetare prej 1000 $.

 

ORGANIZUAR NGA: “Qëndra Albania Fokus” / Me mbershtetjen Financiare të: Bashkia Fier dhe BenArt Print/ Ne partneritet me Galerine e Artit Fier, Shoqaten Antik dhe EJAlbum / Drejtor Artistik: Arben Alliaj  / Manaxher projekti: Saimir Ahmeti / Bordi Kuratorial: Burim Myftiu, Osman Demiri, Elton Koritari. Juria e konkursit do të njoftohet në hapje të ekspozitës.

 

Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë në hapjen e ekspozitës e cila do të qëndroje e hapur për dy javë. Fokus Award, në përfundim të hapjes së ekspozitës, organizon ceremoninë e dhënies së çmimeve edhe një darkë festive me artistët pjesmarrës, personalitetet, gazetarët dhe artdashësit  e shumtë.

Ju mirëpresim

Disa foto nga Fokus Award 2019:

, , ,