9 Korrik, 2021 EJAlbum Albania

Fokus Award 2021 – Application

EJAlbum ka kënaqësinë t’ju ftojë dhe të ndajë me ju sërish emocionet e një evenimenti tepër të rëndësishëm për fotografinë shqiptare, pjesë e të cilit jemi tashmë që pothuaj prej fillimeve të tij. Vjen pra si çdo vit, kësaj radhe në edicionin e 12-të, konkursi dhe festivali ndërkombëtar i fotografisë, FOKUS AWARD. Qyteti i Fierit do të presë sërish fotografët shqiptarë, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga rajoni. Me bazat e një festivali të mirëfilltë, Fokus Award kërkon natyrshëm të stimuloje debat, të frymëzoje, të rrisë komunitetin rreth tij por akoma më shumë, synon të krijoje një fluks mendimi rreth autenticitetit dhe guximit në fotografi. Momenti i vështirë në të cilin vazhdojmë të ndodhemi, na bën të përgjegjshëm për këto organizime të cilat janë tashmë gjithnjë e më të rralla por edhe gjithnjë e më të rëndësishëm për artin dhe kulturën shqiptare. Edhe këtë vit, grupi kuratorial, me shpalljen publike të muajit maj 2021, fton fotografët për pjesmarrje duke u bazuar në temën dhe konceptin e mëposhtëm:

FOKUS AWARD 2021 #MONO

Në një botë e cila është transormuar në një vorbull tërheqëse duke na shndërruar më shumë në objekt se sa në subjekt, sfida e vërtetë është tashmë “të hequrit”. Të reduktosh, të konsumosh, të hollosh, të heqësh koret, të thërmosh deri në esencë. Të qëndrosh larg stimujve të sipërfaqes, i vetëm në unicitetin tënd. Mono, si bazë e mijëra fjalësh të ndryshme nga njëra-tjetra por si një qëndrim artistik për të synuar esencën.

Kjo është ftesa dhe tema e Fokus Award 2021.


 

Rreth “Fokus Award 2021”:

Ekspozita “MONO” përbën eventin kryesor të festivalit Fokus Award 2021 dhe do të shfaqet si çdo vit për dy javë në Galerinë e Artit në Fier duke filluar nda data 29 shtator 2021. Janë të ftuar të gjithë për pjesmarrje, pa asnjë kufizim me një deri në tre fotografi me risolucion të paktën 300dpi për formatin 50x70cm dhe të shoqëruara me informacionet e nevojshme. Fotografitë pjesëmarrëse nuk duhet të kenë qenë të ekspozuara më parë. Ato do të përzgjidhen dhe vlerësohen nga Bordi Artistik. Juria Ndërkombëtare, e cila do të shpallet mbas përfundimit të afatit të dërgimit të fotografive, do të përzgjedhë foton fituese të “MONO”. Printimi, paspartimi, ekspozimi si dhe katalogu i “Fokus Award 2021” do të merren përsipër nga organizatorët e festivalit. Fotografitë pjesëmarrëse gëzojnë të drejta të plota autoriale.

Fotografitë duhet të dërgohen brenda datës 31 korrik 2021.


 

FOKUS AWARD 2021

ORGANIZUAR NGA: “Qëndra Albania Fokus” / Me mbershtetjen Financiare të: Bashkia Fier dhe BenArt Print/ Ne partneritet me Galerine e Artit Fier, Shoqaten Antik dhe EJAlbum / Drejtor Artistik: Arben Alliaj  / Manaxher projekti: Saimir Ahmeti / Bordi Kuratorial: Burim Myftiu, Osman Demiri, Elton Koritari. Juria e konkursit do të njoftohet në hapje të ekspozitës.


 

Bordi Drejtues dhe Kuratorial organizon festivalin, përzgjedh fituesit dhe kuron ekspozitën. Juria ndërkombëtare do të përzgjedhë fotot fituese të konkursit. Çmimi i parë përfiton një vlerë monetare prej 1000 USD. Më tej ekspozita si përherë do të vazhdojë intenerarin e saj duke u shfaqur edhe në Kosovë, Maqedoni etj.

Për informacione të mëtejshme apo për të dërguar fotografitë tuaja, mail at: focus@fokus-al.com / info@ejalbum.com

Për të komunikuar me rganizatorët e festivalit, tel. +355693949167, +355696472272

EJAlbum ju fton të merrni pjesë në këtë konkurs të rëndësishëm. Për ekspozitën, festivalin dhe aktivitetet do të njoftoheni vazhdimisht gjatë gjithë ecurisë së tij.

Shih edhe:

FOKUS Award 2020

  • Share: