“Në një botë e cila është transformuar në një vorbull tërheqëse duke na shndërruar më shumë në objekt sesa subjekt, sfida e vërtetë është tashmë “të hequrit”. Të reduktosh, të konsumosh, të hollosh, të heqësh koret, të thërmosh deri në esencë. Të qëndrosh larg stimujve të sipërfaqes, i vetëm në unicitetin tënd. Mono, si bazë etimiologjike e mijëra fjalësh të ndryshme nga njëra-tjetra por si një qëndrim artistik për të synuar esencën.”
Mbi këtë koncept bazohet ekspozita dhe kjo është edhe tema e konkursit të fotografisë në kuadër të Fokus Award 2021, këtë vit në edicionin e tij të 12- të. Fokus Award është nje festival i përvitshëm ndërkombëtar kushtuar fotografisë artistike dhevlerave që ajo përcjell në fushën e arteve pamore. Ekspozita, aktiviteti më i rëndësishëm i këtij evenimenti, kurorëzon konkursin e përvitshëm me pjesmarrjen e qindra fotografëve shqiptare, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota. Këtë vit, 44 pjesmarrës nga 15 shtete të ndryshëm janë përzgjedhur nga kuratorët e Fokus Award si finalistë të konkursit dhe pjesmarrës në ekspozitën me titullin “Mono”, e cila edhe këtë edicion do të mbahet në ambjentet komode dhe moderne të Galerisë “Vilson Kilica”, në qytetin e bukur shqiptar të Fierit. Fokus Award ka lindur pikërisht në Fier në vitin 2006 si një Konkurs Kombëtar i Fotografisë Artistike dhe është transformuar në këto vite në një ndër eventet më të rëndësishëm të fotografisë në Shqipëri, duke marrë tashmë trajtën e një festivali të mirëfilltë me pjesëmarrje impresionuese nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Veriut, rajoni dhe e gjithë bota. Fokus Award është kthyer në një ritual të fotografisë shqiptare me një qasje konkrete drejt të hetuarit shprehitë e asaj çfarë është sot fotografia bashkëkohore. Festivali, tashmë i mirënjohur edhe në një rrafsh ndërkombëtar, kërkon në çdo event të tij të sugjerojë fotografinë si një pasqyrë ku bota reflekton idetë dhe pse jo edhe dogmat, ritet dhe ritualet e saj. Qasja e Fokus Award ka të bëjë më tej edhe me impaktin e saj në shoqërinë përkatëse dhe në rastin e Shqiperisë, kjo qasje përveçse inovative është unike dhe e domozdoshme. Kjo sepse në vendin tonë kemi një nevojë akute të studiojmë thellë fenomene dhe tematika sociale, politike, shoqërore, të mjedisit etj. dhe më tej, të ndërhyjmë edhe në marrëdhënien problematike të krijuar dhe rrënjosur mes shoqërise shqiptare dhe artit, në rastin tonë, mes saj dhe fotografisë. Përtej të gjitha këtyre objektivash dhe qëllime të Fokus Award, momentet e vështira të kaluara keto dy vite na bëjnë edhe më të përgjegjshëm e të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre organizimeve për artin dhe kulturën shqiptare. Me këto premisa, festivali ka forcën për të gjeneruar pjesëmarrje dhe aktivizëm dhe për të drejtuar opinionin publik mbi tema të veçanta të sugjeruara nga fotografët pjesmarrës apo drejt mendimit dhe perceptimit te fotografisë si nje faktor integral i kulturës dhe trashëgimisë tonë. Ky është Fokus Award 2021.
PJESËMARRËS: Enis Abdullahu – Kosovë / Zeni Alia – Shqipëri / Richard Arbas – SHBA / Boro Arsovski – Maqedonia e Veriut / Vasilis Artikos – Greqi / Ibrahim Aysil – Turqi / Ernest Baba – Shqipëri / Jusuf Bajrami – Zvicër / Ergys Baki – Shqipëri / Ana Batrićević – Serbi / Giuseppe Cardoni – Itali / Francesco Congedo – Itali / Marco Corso – Itali / Antonella Dargenio – Itali / Sualdo Dino – Shqipëri / Parisa Feyzollahi – Iran / Giorgo Galimberti – Itali / Flora Gatsenko – Ukrainë / Florion Goga – Shqipëri / Oxana Grinshteyn – Ukrainë / Armand Habazaj – Shqipëri / Ahmed Hadrovic – Turqi / Remzi Hasani – Kosovë / Majid Hojati – Iran / Eliza Hoxha – Kosovë / Arton Humolli – Kosovë / Fehmi Içyer – Turqi / Ognjen Karabegovic – Kroaci / Stepan Kucheriavy – Ukrainë / Marco Marcone – Itali / Diana Maria – Rumani / Rosa Mariniello – Itali / Melissa Mey – Turqi / Agon Nimani – Kosovë / Blaz Poljansek – Slloveni / Midhat Poturovic – Bosnjë Hercegovinë / Rina Statovci – Kosovë / Vlasov Sulaj – Shqipëri / Blerta Syla Surroi – Kosovë / Roni Shishko – Kosovë / Gent Shkullaku – Shqipëri / Rozafa Shpuza – Shqipëri / Ina Toska – Shqipëri / Ana Vukovic – Mali i Zi
Fituesi i ÇMIMIT “FOKUS AWARD 2021” përfiton një vlerë monetare prej 1000 $.
NJË PROJEKT I: “Qëndra Albania Fokus” / Festivali organizohet me mbeshtetjen Financiare të: Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Bashkia Fier dhe BenArt Print/ Ne partneritet me Galerine e Artit “Vilson Kilica” Fier, Shoqatën Antik, FIOF (Federata Italiane e Fotografëve Profesionistë) dhe EJAlbum / Drejtor Artistik: Arben Alliaj / Manaxher projekti: Saimir Ahmeti / Bordi Kuratorial përbëhet nga: Burim Myftiu, Osman Demiri dhe Elton Koritari. Juria e konkursit Fokus Award për vitin 2021 përbëhet nga këto personalitete të larta të fushës së artit pamor: Maria Lanote, Agron Domi, Massimo Sciacca.
Organizatorët dhe bordi kuratorial i ekspozitës kanë nderin dhe kënaqësinë t’Ju ftojnë në çeljen e ekspozitës, ceremoninë e dhënies së çmimeve gjatë saj dhe darkën festive të organizuar si çdo vit me artistët, personalitetet dhe artdashësit. I gjithë eventi respekton protokollët dhe masat për parandalimin dhe mbrojtjen e publikut nga përhapja e covid19. Konferenca e organizuar për shtypin do të mbahet në fillim të ceremonisë. Evente paralele do të organizohen në ditët para dhe gjatë hapjes së ekspozitës, e cila do të qëndroje e hapur për dy javë në Fier dhe më pas do të udhëtojë edhe në rajon. Për informacione të mëtejshme apo për materiale shtesë mund të kontaktoni me zyrën tonë të komunikimit në kontaktet e mëposhtme. Një press kitt me materiale dhe informacione rreth ekspozitës mund të kërkohet dhe shkarkohet edhe në këte link:
www.fokusaward.com
Email: info@fokusaward.com / Socials: FOKUS Awards
Tel. +355693949167 / Whatsapp +355696472272
Ju mirëpresim dhe ju falenderojmë për mbështetjen tuaj!