12 Nëntor, 2021 EJAlbum Albania

Parallel 42 – A Circle of Humanity

Dallime, referenca, lidhje: vepra 10×12 cm të mbi 3200 artistëve në një ekspozitë që synon të shembë muret dhe të bashkojë vizionet përgjatë paralelit 42.
COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), Tiranë

11 nëntor 2021 – 31 dhjetor 2021

Një udhëtim figurativ nëpër botë, në hemisferën veriore përgjatë paralelit 42: këtë na ofron “Parallel 42 – A Circle of Humanity”, ekspozita e re nga Fondacioni Imago Mundi me ftesë të COD, Qendrës për Hapje dhe Dialog, vendosur në selinë prestigjioze të Këshillit të Ministrave, në Tiranë, Shqipëri gjatë datave 11 nëntor 2021 – 31 dhjetor 2021.

Ideja për këtë ekspozitë i ka rrënjët në pandeminë globale, një moment i tmerrshëm dhe i papritur në kohë që na bëri të zbulojmë një fat dhe një ndërgjegjësim të përbashkët. Ndërsa kthimi i mundimshëm në normalitet është në zhvillim, pyetjet që ziejnë, gjithnjë prezente, rishfaqen: epoka e mureve që ishte shfaqur pas nesh po kthehet me forcë në skenë dhe ne jemi dëshmitarë të ngritjes së gardheve dhe barrierave, shumë prej të cilave, në fakt, në vendet që kryqëzohen nga paralelja 42. Ekspozita ofron një ftesë për të shembur këto mure, reale dhe ideologjike, dhe për të njohur në vend të tyre një drejtim të përbashkët, atë fill të përbashkët që lëviz pa u parë duke na afruar me njëri-tjetrin.

Udhëtimi i Imago Mundi fillon në Shqipëri, historikisht një kryqëzim europian, midis Perëndimit dhe Lindjes: nga grekët te romakët, nga sllavët te osmanët, të cilët e bënë atë një përzjerje kulturash që ndërthurën duke ndikuar tek njëra-tjetra.

Itinerari përgjatë paralelit 42 vazhdon nëpër Europë, Azi dhe Amerikë: Turqi dhe Gjeorgji, botë mes dy kontinenteve; Rusia dhe një numër ish-republikash dhe rajonesh sovjetike, me historinë e tyre të manastireve dhe xhamive; Mongolia, Kina dhe Japonia, vende që janë në shumë aspekte të afërta dhe po aq të largëta; Koreja e Veriut, një vend pothuajse i paarritshëm ku arti megjithatë arrin të depërtojë; Kanadaja, me hapësirat e saj të pakufijshme, dhe Shtetet e Bashkuara, shprehja thelbësore e kulturës perëndimore; dhe së fundi, Kontinenti i Vjetër, me rrënjët e përbashkëta latine të Portugalisë, Spanjës, Francës dhe Italisë, dhe peizazhet danubiane dhe ballkanike të Bullgarisë që na çojnë përsëri atje ku filloi ky eksplorim.

Në fund të rrugëtimit, një zbulim na pret: arti bashkon aty ku historia, politika apo gjeografia ndahen, në emër të një ideali të përbashkët bukurie që kapërcen kufijtë dhe kalon malet, shkretëtirat, fushat dhe oqeanet.

Kjo ekspozitë, e cila do të shoqërohet me një kalendar takimesh me kuratorë dhe artistë, gjurmon kështu një rrugë rrethore të përbërë nga njerëzimi: burra dhe gra që përqafohen figurativisht, shtrëngojnë duart dhe formojnë një zinxhir, ose më mirë një mozaik, njësoj si veprat e Imago Mundi Collection, pjesë simbolike në mozaikun madhështor të Artit të Njerëzimit.

mago Mundi Collection është koleksioni i artit bashkëkohor i parashikuar nga Luciano Benetton që përfshin artistë të afirmuar dhe ata në progres nga çdo kontinent: një hartë në zhvillim, demokra- tike, kolektive dhe globale të kulturave njerëzore për të promovuar kërkimin, njohurinë dhe dialogun në emër të artit dhe diversitetit shprehës. Nën kujdesin e Fondazione Imago Mundi, projekti jofitim- prurës ka përfshirë deri më tani më shumë se 26,000 artistë nga 160 vende ose komunitete vendase, krah për krah në të njëjtën linjë fillestare: një kanavacë 10×12 cm. Të gjithë artistët në koleksionin Imago Mundi promovohen ndërkombëtarisht përmes katalogëve të dedikuar për çdo koleksion; ekspozita, ngjarje dhe seminare të organizuara në mbarë botën; faqet e internetit www.fondazioneimagomundi.org dhe www.imagomundicollection.org, platforma Google Arts & Culture.

COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) është një qendër e rëndësishme arti në Shqipëri, e vendosur në selinë e Këshillit të Ministrave. Brenda, vizitorët kanë akses falas në Bibliotekën e Kryeministrit, e cila strehon një koleksion të pasur librash, hartash, katalogësh dhe botimesh, përfshirë ato politike, që lidhen me integrimin europian dhe diplomacinë. COD organizon ekspozita, evente, debate dhe shfaqje nga artistë të rëndësishëm të rangut ndërkombëtar, me vëmendje të veçantë për përfshirjen, diversitetin si pasuri dhe ndarjen e kulturave dhe artit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga pjesa tjetër e botës.

Kuruar nga Elton Koritari dhe Albes Fusha.

Imago Mundi Collection Parallel42 – A Circle of Humanity
COD (The Center for Openness and Dialogue)
Prime Minister’s Office
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 1 – Tirana
11th November – 31st December 2021

Orari i hapjes:
E hënë – e premte: 9:30 – 14:30 / 17:30 – 20:30 E shtunë: 17:30-20:30

Hyrja nga Bulevardi Kryesor
*Vizitorët duhet të mbajnë maskë sipas kufizimeve të Covid.
HAPJA: 11 nëntor 2021, ora 19:00 Hyrja nga Bulevardi Kryesor
*Vizitorët duhet të mbajnë maskë sipas kufizimeve të Covid.

Për më shumë informacion:
Imago Mundi Foundation barbara.liverotti@fondazioneimagomundi.org / +39 334 990 1269 imagomundicollection.org; fondazioneimagomundi.org
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD)
—Ena Bulku
ena.bulku@kryeministria.al / +35542277546 / +355694264823 www.cod.al