November 25, 2021 EJAlbum Albania

Galeria e Arteve Shkoder – Edicioni i XV-të i Sallonit të Vjeshtës 2021

GALERIA E ARTEVE SHKODER

Ka nderin t’ju ftoje ne hapjen e ekspozites se edc te XV te Sallonit te Vjeshtes 2021 me titull:”Nje dhome me vete” kuruar nga Prof.Asc Ardian Isufi dhe Dr.Mng.Imago Mundi Albania, Elton Koritari.

ora 18 : 00 date 25.11 – 31 .12.2021
Location

https://maps.app.goo.gl/p12ZAnbTQb4Svkti8
Web- www.gashkoder.com

 

Galeria e Arteve Shkoder – Edicioni i XV-të i Sallonit të Vjeshtës 2021,
prezanton temën kuratoriale

**Një dhomë më vete…**

______________

The rooms of my life
“Dhomat e jetës sime”

Janë vargjet e poemës të shkrimtares kontraverse Anne Sextone fituese çmimit Pulitzer në vitin 1967.

Shiko atje
Mund të hyni pa frike
Nuk është asgjë këtu. Shtrati kundër murit
Llambë e kundërvënë.
Dritë kundër dritares

Perdet hapen në mënyrë që të gjithë të mund të shikojnë
Ndërsa shkoj horizontalisht kundër shtratit.
Ne shkojmë, por nëse nuk jeni të sigurt, atëherë në rregull
Shihni veten në sallë, në derë
Tek porta. Merre me vete.

_Të futemi në keto dhoma duhet të jemi të pregatitur mirë për një vizitë të tillë. Shqisave duhet t’u japim sinjal të fortë që në krye të herës pasi duhma e mureve, çarçafeve, tualeteve akoma të ngarkuar me avujt e ofshamave do na pregatisin mëngjesin e ndërgjegjes.
Në paradhomën e kësaj karabinaje kostumi i rastit, nuk është ai që mendonim se do na bënte më të prezantueshëm që në hyrje, por ndoshta ai i portretit vajzëror të një fëmije që përkundej në lisharesin e pafajsisë dhe e…

E re…
një mijë dyer më parë
kur isha një fëmijë i vetmuar
në një shtëpi të madhe me katër garazhe
dhe ishte verë
tërfili rrudhet mbi mua
yjet e urtë përkulen mbi mua

Andje naive, dije e pastër, princeshe gjethnaje me kurore yjesh, gaz i prerë vërtik prej kufirit te memories që e përplas me forcë në tokën e premtuar të zhgënjimit me shije te hidhur jete.

Çdo ditë e ushqej botën
atje edhe pse zogjtë shpërthejnë djathtas dhe majtas.
Unë ushqej botën edhe këtu,
duke ofruar biskota për qen në tavolinë.
Sidoqoftë, asgjë nuk është ashtu siç duket.

Fotografia qartësohet dhe më pas ajo shndërrohet në simbolin e luftëtares dhe i ja fal petkun –“kuratorëve”, duke u rebeluar kundrejt një shoqërie që e ka krijuar atë. Rebelimi i saj gris maskën, ulë perden dhe shfaq me realizëm pamjen e dhomave të vërteta të nje shoqerie që tenton ta tjetersojë atë.
Këtë panoramë demaskimi e mban fryma antikonformiste e viteve 60-të, të shek XX-te e cila vë ne diskutim të thellë raportet e shoqërise disi tradicionale me unin përfaqësues që si shkak i ndryshimeve te stilit te jetës, nën efekte të kërkuara, trasmetojne abstragime të një vizioni për një botë tjetër. Një botë që përfshin çdo aspekt të gjendjes njerëzore, përfshirë funksionin dhe rolin e shoqërisë, natyrën dhe motivimin e akteve njerëzore, qëllimin e jetës, etikën ose moralin, rolin e artit në jetën e njerëzve, rolin e përvojës ose arsyes në zhvillimin e njohurive, pavarësisht nëse ekziston vullneti i lirë per to.
Me nevojën per tu shkëputur nga abstraktja qasja ndaj reales bëhet e domosdoshme.

…secili, sot, në skenën e madhe, aktron duke “genjyer” përmes “kamerave-dhomave” te cell- phone nga çdo kënd i kësaj shoqërie, me projeksion për nga jashtë që në dukje e ka shpartalluar çdo qelizë intime të unit, por që në të vërtet e errëson nga brenda tashmë me kushtin se si duhet të jetë, e jo se si eshte…Kjo na tregon se gjithmonë, pavarësisht gjithçkaje është një realitet ku ne gjindemi aty përherë, të strukur si në guacke ku nuk shtiremi dot dhe jetojme me të vertetë. Janë historitë e thëna dhe të pathëna të grave, fëmijeve, burrave pleqve të ketij realiteti te sotem. Jane dramat dhe tragjikomedite që asnjere nuk i pamë
Ndaj; – “Nje dhomë me vete …” është një ftesë e kuratorëve që na provokon deri në fund të shfaqemi ashtu siç jemi. Eshtë një gjest prej liberalesh fanatik të së vërtetës prekur nga vegime revolucionesh të lëna përgjysëm në fundshekullin e XX-të .Vegime të trandura prej tranzicionit TRI-DEKADENT. Eshtë një katror i vizatuar në shesh për një perballje të fortë mes nesh dhe realietit, mes ndërgjegjes sonë dhe superstrukturës se sotme soc-dixhitale. Eshtë një ftesë e re me fjongo ngjyrë mishi qe u drejtohet burrave dhe grave, për të rihapur albumet e vjetra. Ata, kuratorët, ne, duhet t’i hapim këto dhoma ku strehohemi, ne duam të njohim strukturat e secilit prej nesh ne duhet të piqemi përsëri me njëri- tjetrin …
Një dhome me vete nuk është një thirrje qe na fton për të ngritur mure e për t’u rrethuar por një ftesë per t’u njohur e per t’u vetëdijesuar…!
Aq sa deri ku dhe kujt ja mban!

 

Artiste pjesmarres
——————————
Fatos Lubonja / Ermal Baboci / Kristian Zara / Albes Fusha / Ormira Lulani / Edmond Gjikopulli / Osman Demiri / Burim Myftiu / Stefan Capaliku / Roland Tasho / Oltsen Gripshi / Ervin Berxolli / Eliza Hoxha / Meri File / Iden temali / Monika Dukaj / Vladimir Myrtezaii Grosha / Florian Haxhihyseni / Helidon Haliti / Iva Seferi / Ardian pepa / Abaz hado / Mikel Temo / Alkida Boshnjaku / Klevis Baja / Nirvana Baja / Eremire Jahja /Arben Suma / Diomen Boriçi / Ergys Vela / Xhovana Preçetaj / Adnan Bushati / Ferid Kola / Sokol Kola / Muhamet Ganjolla / Bip Frrokaj / Lindita Dedukaj / Ahmet Malevia / Afeida Meta / Besmira Malevija / Gjelosh Mitaj / Lindita Zeneli Marku / Aleksander Hila / Adnan Kastrati / Petrit Bilali / Jozo Koçoviç / Artan Draçini / Andi Hila / Denisa Brahimi / Fatmir Kadillari / Liliana Çefa / Teuta Lagja / Rozafa Shpuza / Anila Hetoja / Madalena Tani / Jasir Gradeci / Servet Derguti / Edis Kadija / Rud Faja / Alfred Temali / Gazmend Kruja / Evarist Marashi / Dita Krasniqi / Sidrit Lohja / Fatlum Doçi / Jasir Gradeci / Maria Madalena / Hashim Kruja / Edis Kadija / Ergys Vela / Xhovana Preçetaj / Evarist Marashi / Rozafa Shpuza / Servet Derguti / Anila Hetoja / Eremire Jahja / Gazmend Kruja / Alfred Temali