Moments – EJAlbum at Creative Mornings Tirana
Creative Morning Tirana kishte të ftuar për këtë muaj administratorin e EJAlbum i cili foli para publikut mbi temen Moment. Në këtë link gjeni videon e plotë të leksionit ndërkohë që Eltoni e shpjegon kështu në pak fjalë: – “Në gjithë këto vite, rastet e jetës më kanë afruar me fotografinë në çdo aspekt të saj. Kështu, kam pjekur bindjen që fotografitë thjesht në dukje lindin nga një akt kreativ i momentit i cili gjenerohet dhe konsumohet në çast.
Shqiperia në Biennalen e Mesdheut falë Knots
Prej datës 18 shkurt deri në datë 10 mars 2017, Shqipëria kryeson listën e vendeve pjesëmarrëse në një ekspozitë të rëndësishme ku 163 artistë shqiptarë do të jenë prezentë me punën e tyre nëpërmjet projektit Imago Mundi, tashmë i finalizuar në një koleksion dhe katalog përmbledhës të titulluar “Knots – 163 Contemporary Artists from Albania”.
Koleksioni shqiptar ekspozohet për herë të parë në një ekspozitë që përfshin plot 19 Vende nga Deti Mesdhe dhe që titullohet “Rrugët e Mesdheut”.