April 26, 2018 EJAlbum Albania

EJAlbum – La Biennale di Venezia 2018 – Hapësira Zero Space

Ekspozita e 16-të Ndërkombëtare e Arkitekturës në Venecia do të hapet më 26 maj 2018 duke u mbyllur më 25 nëntor 2018. “La Biennale di Venezia” është themeluar në vitin 1893. Ekspozita e Arkitekturës daton edicionin e parë në vitin 1980 dhe sivjet është në edicionin e saj të 16-të. Pritet një publik prej mbi 300 mijë vizitorësh, paraprirë nga 15 mijë vizitorë të tjerë gjatë ditëve të para të hapjes. Mbulojnë shtypin mbi 4 mijë gazetarë, 90 agjenci lajmesh, për të dokumentuar 65 pavijone kombëtare, 71 studio ndërkombëtare arkitekture, 16 projekte kolaterale, 13 workshop-e, 3 projekte speciale, 20 takime të rëndësishme mes arkitektësh, etj. Janë akredituar gjithashtu më shumë se 150 universitete nga e gjithë bota dhe prezenca ndërkombëtare krijon një kasë disonance jashtëzakonisht të gjerë, me jehonë vërtetë të paarritshme nga asnjë aktivitet tjetër i këtij lloji.

 

Projekti për pavijonin shqiptar quhet “Hapësira Zero Space” dhe synon të stimulojë një përfshirje më të gjerë të qytetarëve me perceptimin e hapësirës publike dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe administratorëve të qytetit mbi këtë fenomen, i cili direkt dhe indirekt ndikon në cilësinë e jetës së qytetarëve. Projekti ka kaluar disa faza seleksionimi në një konkurs publik, komisionohet nga Ministria e Kultures, ka suportin e Bashkisë Tiranë dhe zbatohet nga 4 studio; Varka Arkitekturë, commonsense.studio, Fablab Tirana dhe natyrisht nuk mund të mungonte EJAlbum.

 

Kritikë arti ashtu si arkitektë, urbanistë por edhe filozofë, sociologë, intelektualë në përgjithesi, kanë përgjegjësi dhe marrin pjesë aktivisht në “tratativat” mes kulturës dhe komuniteteve ekonomike, politike dhe sociale. Flitet konkretisht për ti dhënë një trajtë dhe një model mënyrës tonë të jetesës dhe për ta propozuar këtë në nivel qyteti, vendi dhe pse jo edhe më gjërë. Instalacioni yne përkthen dhe interpreton natyren e çastësishme të jetës së Tiranës, kap një moment nga fluksi i saj dhe ja dorëzon atë publikut te Biennales. Mendojmë se asgjë më mirë se kjo formë e artit viziv arrin të interpretoje rezistencën e qytetit tonë ndaj humbjes së sensit të kohës, shenjë e dallueshme kjo e “modernitetit liquid”.

 

Kërkojmë te zgjerojme gjeografine e modelit tone te hapur per diskutime te metejshme pa asnje kompleks dhe pa asnje pretendim perveçse deshires tone per te interpretuar pozitivisht nje fenomen qe lind si social por qe perkthehet ne nje mutacion i cili modelon nepermjet arkitektures se qytetit, te gjithe menyren tone te jetes. Pak a shumë ajo që në EJAlbum bëjmë prej 10 vitesh në fotografi dhe artin bashkëkohor, me të gjitha projektet tona.

 

EJAlbum është krenar për kontributin profesional dhe human të prej disa prej bashkëpunëtorëve tanë të angazhuar në Hapësira Zero Space. Janë të përfshirë në faza të ndryshme deri tani në këtë projekt vetëm nga EJAlbum: Jonid Koritari, Ervin Bërxolli, Rildo Ngjela, Florian Kodra, Bevis Fusha, Andis Rado, Bledar Hasimi, Ergys Zhabjaku, Artemis Hajdini, Elton Koritari, Albes Fusha, etj.

  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.