September 11, 2018 EJAlbum Albania

Album Epoca USB & BOX

Më së fundi ju sjellim një risi të shumëpritur prej jush: Usb & Box është zgjidhja më e mirë për të paraqitur dhe ruajtur fotot dhe videot tuaja dixhitale për ju dhe klientët tuaj.Ju mund të dorëzoni shërbimin tashmë në mënyrën më elegante të mundshme dhe për më tepër duke mahnitur klientët tuaj me një produkt Made in Italy nga Album Epoca.

USB

Flash USB elegant me një kapacitet prej 16 GB, kapacitet i volitshëm për të dorëzuar një shërbim fotografik, klipin e dasmës por edhe më tëpër se kaq. Teknologjia USB 3.0 siguron shpejtësinë më të mirë të leximit dhe shkrimit, dhe e bën USB të pajtueshme me shumicën e televizorëve dhe kompjuterave në treg. Edhe nëse klipi juaj është 4K dhe fotot në risolucion të lartë.

BOX

Kutia është e mbuluar me një material të butë prekje dhe e zbukuruar me një fjongo që dekoron mbylljen e saj.

Personalizo kutinë tënde

Çdo Box mund të personalizohet me grafika moderne të cilat janë të dizenjuara për të thirrur në memorjen e klientëve tuaj ditën e tyre të martesës apo fejesës, ditëlindjes etj. dhe natyrisht për të mbajtur brenda USB duke e kthyer atë në një objekt unik dhe të personalizuar. Ju mund ta bëni kutinë edhe më ekskluzive duke shtuar, pa pagesë, emrin e studios tuaj brenda saj.

SHOQËRIM PERFEKT

Si të krijoni një “Usb & Box”.

Është tepër e lehtë për të krijuar këtë produkt, mund ta bëni këtë vete nga portali yne duke përdorur konfiguratorin tonë online ose ti drejtoheni shërbimit tonë të klientit. Produkti është në në dispozicionin tuaj duke filluar nga 20 shtatori 2018. Gjeni listën e çmimeve në zonën tuaj të rezervuar ose na shkruani në email.
  • Share: