PRESSURA 2023 – EKSPOZITË NOMADE

pressura

Pressura është një koloni nomade artistësh dedikuar fotografisë sociale. Fotografët apo artistët e angazhuar në projekt, zhvillojnë një sens thellësisht të orientuar drejt narracionit (storytelling) si një mjet sa antik aq edhe modern, për të treguar realitetin shpeshherë kompleks të rajonit tonë, si edhe të luftojnë dizinformimin publik duke autentifikuar realitetin sipas etikës dhe ndërgjegjes së tyre.