“It is the end of the world baby. Photography Meets Fashion” – Kjo video është vetëm diçka nda Party i EJAlbum për festat e fundvitit 2012. Një natë e paharrueshme për fotografinë shqiptare dhe jo vetëm. E gjithë kjo falë punës dhe përkushtimit të të gjithë stafit të organizimit të kesaj feste. EJAlbum pra, falenderon në mënyrë të veçantë:
Dj Jonko – Jonid Koritari, Armando dhe Arlee Dj nga DeeJay Academy Albania për muzikën e mrekullueshme, Fresida Koritari dhe Ani Mbrica për përgatitjen e pjesmarrjes dhe organizimin e pritjes, Joni Peçi dhe modelet e tij për pjesën me elegante të party-t dhe për kreativitetin e pashtershëm, Andis Rado për set-up të ndricimit dhe përgatitjen e skenës, Artemis Hajdini për energjinë e pashtershme dhe kudondodhjen, Ergys Zhabjaku për organizimin e shooting, shefin Arben Tenolli dhe Far-East Catering për fantazinë e çmendur në përgatitjen e aperitivit përfshire modelen e sushi bar, Elvis Dako për videon zyrtare, tre fotografët që ndihmuan gjatë shooting, Bevis Fusha, Armand Sallabanda & Avni Selmani. Falenderojmë Francesco Petrilli për suportin e çmuar dhe vizitën në emër të Album Epoca dhe Photosì, Vasken Spiru për punën e palodhur gjatë festës, Jani Mbrica, Elton Koritari, Julinda Mbrica, Shpresa Koritari për përgatitjet dhe mbarëvajtjen e saj, Kamela Kondili për design-in, të gjithë fotografët e tjerë që ndihmuan dhe morën pjesë në shooting, sidomos i falenderojmë për elegancën dhe profesionalizmin e treguar, pjesën tjetër të stafit,atë të Fashion Club Albania, si dhe bashkëpunëtorët në shpërndarjen e ftesave apo promovimin e eventit.
Duam të falenderojmë mbi të gjitha të gjithë pjesëmarresit, plot 250 persona, më se shumti fotografë ndër më të mirët e Shqipërisë dhe ndonjë edhe nga Maqedonia e Kosova; por edhe ata që nuk patën mundësi të ishin prezentë. Urojmë të kemi percjellë sadopak nga ajo atmosfere e mrekullueshme e asaj nate të gjatë e të paharruar. Mayat kishin gabuar, nuk është fundi i botës: Të tjera organizime, akoma me befasuese do vijojnë. Qëndroni të lidhur…