Max De Martino në Shqipëri

Max De Martino në Shqipëri

Në këtë link mund të shikoni dicka rreth fotografit Max De Martino, i cili është i ftuari ynë special gjatë eventit të “Photography Roadshow” i cili organizohet në duadër të 5 vjetorit të EJAlbum në datë 26 maj 2014 në oborrin e madh dhe ambjentet e tjera të Kalasë së Shkodrës. Natyrisht në këtë video mungon entuziazmi i jashtëzakonshëm që Max transmeton me prezencën e tij por gjithsesi është një hyrje interesante dhe e nevojshme për tu njohur disi me të.

Fotografi Max De Martino do të mbajë një workshop mbi motivimin dhe ndryshimin. Fotografi sot, roli i tij dhe raporti me krizën e përgjithshme të sektorit por edhe shembulli konkret i një suksesi. Slide me punën e tij, workshop praktik në terren me aparate FujiFilm seria X. Rëndesia e të qënurit i lehtë dhe i “padukshëm” gjatë një eventi, etj.

Max De Martino është një ndër 4 “X Photographer” italianë të momentit, ka filluar tё merret me fotografinё qё nё vitin 1990 si pёrgjegjёs i regjisё së lëvizshme gjatё tour-it europian tё Eros Ramazzotti. Operator video pёr intervistat e Madonna, Bruce Springsteen, Lou Reed e mё pas regjizor video pёr tour-in e Pino Daniele, Antonello Venditti, Vasco Rossi, Ennio Morricone etj. Fotografon prej 27 vitesh pёr klientё dhe firma si: Chanel, Vodafone, Fastweb e Pininfarina dhe pёr shumё shkrimtarё italianё e tё huaj. Anёtar i Shoqatёs sё Fotografёve Profesionistë Tau Visual. Bashkёpunon me OJQ tё ndryshme si “Bambini Nel Deserto” dhe “L’Albero Della Vita”, duke realizuar kurse fotografie pёr fillestarё dhe tё avancuar. Ka qenё nё mbi 27 shtete, përfshirë rajone si Cernobil, Lindje e Mesme etj dhe nё qershor 2008 fotografi i parё perёndimor qё ka paraqitur njё mostёr fotografike personale nё Irak, nё rajonin e Kurdistanit. Kjo mostёr e titulluar “No Wars”, iu dhurua mё pas Universitetit tё Erbil (kryeqyteti i Kurdistanit Iraken), ku ёshtё aktualisht e ekspozuar. Azərbaycanın ən yaxşı onlayn kazinoları https://azerikazino.online kazino oynamaq.

De Martino merret me formimin profesional te fotografeve duke realizuar kurse nё tё gjithё Italinё dhe ёshtё njё docent i certifikuar Fujifilm dhe natyrisht edhe Album Epoca.

Mos mungoni, do të jetë një ditë e paharruar. Ju mirëpresim pra sot, në 5 vjetorin e EJAlbum në Kalanë mesjetare të Shkodrës, aty ku koha duket sikur ka ndaluar, mes elegancës se traditës venedikase të Shkodrës dhe hijeshisë se festës që kemi organizuar së bashku me Fujifilm Albania.

Poste të ngjashëm:

Intervistë me Flavio Bandiera
AE Academy Albania – Special Edition 2013

 

  • Share:
, , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.