Diplomë Honoris Causa për Luciano Benetton

Diplomë Honoris Causa për Luciano Benetton

https://vimeo.com/411045407

EJAlbum, në përfundim të projektit Imago Mundi in Albania, u bë iniciatore e një tjetër eventi me rëndësi për artin shqiptar: dhënien e diplomës Honoris Causa nga Universiteti i Arteve për z. Luciano Benetton. Kompania jonë punoi personalisht me të gjithe iter-in dhe proçedurat si dhe me ceremoninë përkatëse pranë Universitetit, ceremoni e cila u zhvillua në sallën e koncerteve të UA në prezencë të vetë z. Benetton, Rektorit të Universitetit Prof. Petrit Malaj, Senatit Akademik, Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Alberto Cutillo, disa ambasadorëve të tjerë, Ministrit të Kulturës së Shqipërise, znj. Mirela Kumbaro si dhe ministra të tjerë, drejtoreshës së Institututit Italian të Kulturës, znj. Adriana Frisena, një delegacioni nga Fondacioni Benetton Studi e Ricerche dhe Fabrica, personalitete arti, kulture dhe të ekonomisë, artistë, publik i thjeshtë, etj.

Shkëpusim pjesë nga motivacioni i Diplomës Honoris Causa drejtuar z. Luciano Benetton:

– Universiteti i Arteve në Tiranë ka nderin dhe kënaqësinë, pas shumë konsultimesh dhe diskutimesh mes stafit drejtues dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë, të akordojë një Diplome Honoris Causa per Arte Pamore për një ndër personalitetet më të rëndësishëm ne botën e artit botëror, dhe jo vetëm. Duke ju bashkuar kështu mjaft universiteve të rëndesishëm qe tashme i kanë akorduar zt. Luciano Benetton nje diplomë të tillë, si; Instituto de Empresa, Madrid – Diplome Honoris Causa në Administrim Biznes – 10 qershor 1992, Boston University – Diplome Honoris Causa per Drejtësi – 22 maj 1992, Universitetà Ca’ Foscari në Venezia – Diplome Honoris Causa për Ekonomi – 19 maj 1995, UNIACC – Universidad de las Comunicaciones del Cile – Diplome Honoris Causa për Komunikim – 27 mars 2007, etj.

Luciano Benetton ka lindur më 13. 05. 1935 në Treviso, Itali. Ish Senator i Republikës së Italisë, bashkëthemelues dhe president per shumë vjet i grupit Benetton, ndër realitetet më të rëndësishëm industrialë botërorë por mbi të gjitha nje katalizator i rëndësishem i artit bashkëkohor nëpër botë, themelues i projektit global Imago Mundi, aktualisht ndër koleksionet me të rëndësishem të artit, themelues i Fabrica, një institut mbi komunikimin, i Colors, një reviste arti globale, i Fondacionit Benetton Studi e Ricerche, etj., si dhe iniziator dhe drejtues i dhjetëra projekte dhe bashkëpunime me institicione dhe universitete nëpër botë. Universiteti yne pati nderin të ishte në partneritet me stafin e Imago Mundi, drejtuar pikërisht nga zt. Luciano Benetton, për të krijuar koleksionin e artit dedikuar Shqipërisë. Koleksion do të përfundojë në ekspozita të rëndësishme, në Galeri dhe muze arti dhe ka prodhuar edhe një katalog mjaft prestigjoz me 163 artistë shqiptarë.

Bashkëkurator i projektit ishte edhe një ndër profesorët e Universitetit të Arteve, prof.asc Albes Fusha, i cili kuroi koleksionin shqiptar në bashkëpunim me zt. Elton Koritari,  gjithnjë pra nën drejtimin e zt. Luciano Benetton. Pati një pjesmarrje masive nga shumica e pedagogëve të Universitetit dhe kjo gjë krijoi edhe lindjen e një levizjeje dhe krijimin e një klime pozitive në ambjentet e shkollës, klime dhe fryme të cilën duam ta thellojmë dhe çojmë përtej, pikërisht duke përfshirë zt. Benetton akoma më tepër në marrëdhënie me Universitetin për te shfrytëzuar potencialitetin që lind nga kjo gjë dhe know-how-n e akumuluar nga zt. Benetton ndër vite. Kontributi i zt. Luciano Benetton për Universitetin nëpërmjet projektit Imago Mundi tonë dhe presitigji i tij ndërkombëtar janë faktorë deçizive në vendimin tonë për të akorduar këtë diplomë Honoris Causa, pranuar për më tepër me shume kënaqësi nga zt. Benetton nën premtimin që kjo do krijojë atë urë lidhese mes Universitetit dhe institicioneve themeluar dhe drejtuar prej tij… Për tu ndalur më detajisht, projekti Imago Mundi ështe një projekt i zbatuar nga Fondacioni Studi e Ricerche Benetton, nje hub i fuqishem i artit jo vetëm për Italinë por globalisht. Synojmë të thellojme nderveprimin mes nesh dhe Fondacionit duke marre përsipër të krijojme ndër vite edhe për stafin pedagogjik dhe studentët tanë nxitjen e nismave që çojne ne zbatimin e projekteve qe ky institucion ndermerr shumë shpesh, por edhe të krijojmë mundësine per stafin tonë pedagogjik dhe studentet te kene akses total në risurset e pafundme të Fondacionit dhe pse jo, të krijojmë një partneritet që ndër vite mund të çojë në forcimin e kurrikulave dhe të kemi mundësi aksesi në arenën botërore.

 

Luciano Benetton, ndër të tjera është themelues dhe financues i Fabrica, një ndër institutet me të rëndësishëm në botë te komunikimit, me nje game disiplinash që varion mes dizajnit, grafikës, fotografisë, multimedias, muzikës, teatrit, gazetarisë etj. Në këtë prizëm me interes për Universitetin tonë është shkëmbimi qe mund te lindë mes nesh dhe këtij institucioni, i cili ofron për shembull bursa studimi njëvjeçare për artistë, kuratorë dhe kerkues nga e gjithë bota, të cilët pas përfundimit te qëndrimit ne Institut mund të vazhdojnë në mënyrë autonome impenjimin e tyre artistik dhe kulturor në interes të Universitetit tonë. Ofron gjithashtu rezidenca arti dhe financon projekte qëllimi i të cilave është formimi i nje klase te re artistësh ndërdisplinorë, në gjëndje të ndërveprojnë ne sektorë vitalë të shoqërisë si ekonomia, arti, komunikimi, shkencat sociale etj…

 

Gjithashtu për tu nënvizuar është edhe fakti që Benetton është themelues i revistës globale Colors, një revistë tremujore që shpërndahet në mbi 40 vende të botës dhe botohet në gjashtë gjuhë; anglisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht, italisht si dhe në gjuhën kineze. Në përmbajtjen e revistës kontribojnë bashkëpunëtorë nga e gjithë bota dhe fokusi i saj ështe pikërisht tek globalizimi i artit, temë kjo aktuale dhe jetike për Universitetin, i cili mund të shtyjë profesorët dhe nxënësit të jenë pra ndër këta bashëpunëtore dhe ti nxisë te botojnë kerkimet e tyre në këtë revistë…”

Me kënaqësi ndajmë me ju këtë kronikë mbi këtë event mjaft të rëndësishëm të organizuar dhe realizuar nga EJAlbum si përfundim i një dite ku z. Benetton pati mundësinë ndër të tjera të zhvillonte takime pune edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, Kryeministrin, z. Edi Rama, disa personalitete të artit, kulturës dhe botës së biznesit dhe sidomos ata që ai vetë dhe Fondacioni kanë më shumë në zemër; artistet shqiptarë.

Ndiqni edhe këtë kronikë të Report Tv për eventin:

Në blogun tonë ka disa artikuj të tjerë rreth Knots dhe projekteve tona në lidhje me Imago Mundi. Mos i humbisni…

13055261_10154092035219522_1806033841700398502_o
13198616_10154139151764522_674211520457598748_o
13041219_10154092032109522_2974300314901480964_o
13029668_10154092031844522_3801046894859031866_o
13002611_10154092037139522_2629948568216949506_o
13029606_10154091366229522_7032089576931254361_o
13040995_10154092035234522_6446311086175666675_o
13055222_10154092031759522_7230843149703519933_o
13029554_10154092033399522_7046787986268634059_o
13063207_10154092035329522_766934926718379367_o
13002432_10154092031684522_7825027523321314419_o
12998213_10154091372654522_3858013341848871451_o
13116249_10154139631729522_4193736277174456786_o
13063127_10154092032679522_5480308080792632430_o
13071916_10154092032604522_4717372637018237318_o
13062965_10154092034624522_2056372992569873149_o
13029463_10154092036329522_4151045498509115237_o
13029728_10154091397144522_8808567557357052636_o
13147601_10154139148044522_658447715699890877_o
13063093_10154092032174522_6208655563864489572_o
13063477_10154092032089522_3095169299514773063_o
13040851_10154092034959522_2989911121739465525_o
13055261_10154092036769522_64252153575467423_o
13040930_10154091355999522_5345277166743579128_o
  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.