Fotokamera më e mirë është ajo që ke me vete

Fotokamera më e mirë është ajo që ke me vete

EJAlbum në partnership me DokuTIFF dhe me mbeshtetjen e Universitetit  Europian të Tiranës, organizuan gjatë ditëve të Tirana Open një ekspozitë me 6 fotografë shqiptarë si dhe një takim të tipit “Lectio Magistralis” me temë “Fotokamera më e mirë është ajo që ke me vete”.

I pari i një cikli, si përherë në traditën tonë, në këto takime do të ftohen disa fotografë profesionistë shqiptarë, të cilët përqafojnë idenë se për fotografinë e mirë nuk ka aspak rëndësi çfarë është përdorur teknikisht nga fotografi, por në të kundërt çfarë ideje apo mesazhi qëndron pas tyre.

Kërkojmë pra të vendosin një gur kilometrik në pikën ku ndërthuret arti popullor me fotografinë.
Fotografitë mund të lindin nga çdo lloj mjeti që mundëson teknikisht krijimin e një imazhi, qoftë edhe nga një smartphone, por fotografia e mirë matet gjithnjë nga realizimi i qëllimit të saj. Përtej teknikës.

Artistët që ekspozuan disa nga punët e tyre ishin: Adnan Beci, Armand Habazaj, Armand Sallabanda, Blerta Kambo, Bevis Fusha dhe Olta Bello. Kjo ekspozitë u kurua nga Asoc.Prof. Albes Fusha. Takimi u drejtua nga administratori i EJAlbum, Elton Koritari, artisti Alban Hajdinaj dhe pati një pjesmarrje mjaft të gjërë dhe një pritje mjaft të ngrohtë nga publiku. Gjejmë rastin të falenderojmë për organizimin edhe Vasken Spiru, Agron Domi, Andi Vercani dhe stafin tonë. Falenderojmë edhe fotografin Andis Rado për fotot zyrtare të eventit.

Ekspozita qëndroi e hapur përgjatë gjithë shfaqjeve të dokumentarëve të DokuTiff, nga dt. 11 deri në dt. 15 maj 2015. Nje slide me fotot e ekspozuara u parashfaq edhe gjatë dokumentarëve të DokuTIFF që trasmetoheshin jashtë qëndrës TEN. Fotot e ekspozitës, mbas mbylljes së saj, u ekspozuan në mënyrë permanente në ambjentet e UET.  Në përfundim të hapjes së ekspozitës, u organizua edhe një tavolinë e rrumbullakët mes pjesmarrësve, me të njëjtën temë.

Këto janë disa nga fotot zyrtare të ekspozitës dhe eventit:

11141314_10153265116039522_488140905337720361_o
11053693_10153265115139522_5374928213412905335_o
11129701_10153265116099522_8952253706821047259_o
11133990_10153265118639522_4467378559635131825_o
11017016_10153265119579522_2219412782253489028_o
11113783_10153265120439522_5038018683446176987_o
11187235_10153265121039522_852700038691872425_o
10866162_10153265121869522_188775416287715446_o
11187165_10153265122934522_3571694023460233889_o
11206874_10153265123649522_1358115112877146451_o
10854263_10153265114289522_4180377834494129992_o
11037245_10153265115149522_274392726295882236_o
11181827_10153265117234522_6742373476466672368_o
11222318_10153265118894522_7314714279447397312_o
11212107_10153265119564522_1054787333856306489_o
11110897_10153265121234522_6603239193645376067_o
11212118_10153265121489522_2519563060095268382_o
11235070_10153265122089522_4216679798410441353_o
11194571_10153265122904522_1412663961749300596_o
10828146_10153265132944522_1942550872277732344_o
11187345_10153265114474522_6202093762733801895_o
11212588_10153265116334522_6515671437228533500_o
11265320_10153265117539522_3475645982702772694_o
11187332_10153265119264522_1095885559110151116_o
11187179_10153265120204522_3399709475578131723_o
11187235_10153265121039522_852700038691872425_o
11116278_10153265121859522_1329347087806087248_o
11187301_10153265122964522_995804191227709089_o
11090994_10153265123714522_5582538671756373983_o
11148521_10153265126094522_2807506470213160643_o
11194484_10153265115059522_5779907440194156614_o
11203608_10153265114439522_8813204410623527660_o
885739_10153265118464522_7048376974838319985_o
905998_10153265118814522_700135144752081479_o
134318_10153265120344522_7070705620274996892_o
11254167_10153265121264522_3812163847093321161_o
11201159_10153265121964522_1217766265103227110_o
11187755_10153265122874522_495723373766942693_o
11187341_10153265123949522_6473756066989757570_o
11257875_10153265127514522_759422475624396573_o
10397145_10153265119414522_8220757069179737422_o
11039106_10153265118024522_6285831992674827599_o
11165145_10153265118264522_884116464774171983_o
  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.