Koleksioni i ri Album Epoca

Koleksioni i ri Album Epoca

Koleksioni ynë i ri është një miksim i plot 9 materialeve të çmuara, i 102 modele kopertnash, 3 tipe bordimi të fletëve, përsonalizimeve të pafundme dhe shumë letrave fotografike. E gjithë kjo, për një rezultat prej mbi 100.000 kombinime të ndryshme për 4 linja dhe tipologji klientësh; Silk, Gold, Flower dhe Denim. Përzgjedhja jonë i plotëson të gjitha ngjarjet dhe tipet e shërbimeve fotografike: Martesa, Newborn, fëmijë, ceremoni të rëndësishme, portret, fotografi familjare, etj.
Kemi menduar për çdo detaj për të personalizuar albumin tuaj. I cili do të printohet në disa lloj letrash fotografike, si psh: Letër Mat, Letër Metal me plastifikime Mat ose me Shkëlqim. Pse jo edhe letra jonë e fundit, Velvet e cila kujton menjëherë në prekje letrën e dikurshme fotografike. Pas kësaj, mund të zgjidhni formatin dhe madhësinë e albumit; albumi mund të jetë vertikal katror apo landscape. Zgjidhni materialin me të cilin doni të ndërtoni estetikisht atë; Pëlhurë disa llojesh dhe tonalitetesh, Pëlhurë e dekoruar me qëndisje dhe stoli, Lëkurë ose Ekolekurë edhe ajo prej shumë ngjyrash dhe teksturash, Dru i vërtetë, një kombinim i natyrës dhe zejtarisë, Gur natyral për klientë që kërkojnë ekskluzivitet dhe cilësi, Çelik, frymëzuar nga bota teknologjike dhe ajo e dizajnit, Plexyglas, i cili mbron fotografinë tuaj dhe e kthen albumin në një objekt elegant dhe modern. Mund ti shtoni albumit tuaj personalizime të ndryshme si germa metalike, gdhendje ne lazer, fasheta metalike, bordim të fletëve me ar, argjend apo çelik të vërtetë. Ashtu si mund të personalizoni deri edhe kutinë e jashtme të albumit me foton apo emrat tuaj. Pa harruar që mund të shtoni albumet shoqëruas, familja juaj do të jetë e lumtur të ketë nje kopje të albumit për ta shfletuar përherë dhe treguar me krenari.
 
Jeni kuriozë të prekni me duart tuaj koleksionin e ri..? Na kontaktoni.

Ndërkohë këtu mund të shkarkoni nje kopje të Forever Magazine.

Shih edhe:

Album Epoca USB & BOX
Disa produket të Album Epoca

  • Share:
, , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,