May 29, 2019 EJAlbum Albania

Fokus Award 2019 – Call for Application

EJAlbum ka kënaqësinë të ndajë me ju sërish emocionet e një evenimenti tepër të rëndësishëm për fotografinë shqiptare, pjesë e të cilit jemi tashmë që pothuaj prej fillimeve të tij. Vjen pra si çdo vit, kësaj radhe në edicionin e 10-të, konkursi dhe festivali ndërkombëtar i fotografisë, FOKUS AWARD. Qyteti i Fierit do të presë sërish fotografët shqiptarë, nga trojet por edhe shumë fotografë dhe artdashës nga rajoni. Me bazat e një festivali të mirëfilltë, Fokus Award kërkon natyrshëm të stimuloje debat, të frymëzoje, të rrisë komunitetin rreth tij por akoma më shumë, synon të krijoje një fluks mendimi rreth autenticitetit dhe guximit në fotografi. Ky 10-vjetor i Fokus përkon edhe me 10-vjetorin e EJAlbum dhe së bashku me organizatorët e festivalit jemi duke punuar për ta kthyer Fokus Award 2019 në një event të paharrueshëm, plot risi dhe aktivitete me bazë fotografinë dhe artin.

“Not in the Spectacle” është tema e këtij viti me anë të së cilës kjo ekspozitë kërkon të luftojë miopinë kreative krijuar prej homologimit të tejskajshem kulturor, në ujrat e ndenjura të së ciles pluskon edhe fotografia. Kjo si rrjedhojë e një proçesi akselerimi të fuqisë masmediatike dhe nënshtrimit të fotografëve ndaj rregullave të lojës, të imponuar tashmë gjërësisht nga globalizimi ne akt i shoqërisë tonë. Dëshirojmë që fotografët për pak kohë të dalin nga vetvetja osë në të kundërt, të zhytën thellë brenda saj, për të kërkuar gjurmë të antitrupave që bëjnë të domozdoshëm mbijetesën e kulturës në një skenar apokaliptik, kur duket sikur ironikisht pavarësinë e mendimit dhe veprimit, jemi duke ja trashëguar vetëm inteligjencës artificiale. Urojmë që për kohën që fotografi do i dedikojë këtij konkursi, të mundohet të hetojë dhe të kërkojë gjërat autentike, aty ku ato akoma egzistojnë. Të na sjellë prova të pakundërshtueshme të origjinalit të dikurshem, kopja e së cilës është bërë sot imazh i industrisë apo pushtetit duke na prodhuar iluzionin e një shoqërie ku marrëdhëniet shoqërore janë te ndërmjetësuara nga imazhe, të evoluar pra në një “Shoqëri të Spektaklit” (Guy Debord). Një ekspozitë jo thjesht “Not Global” por një akt kundër një kolonizimi shpirtëror i cili na kërkon ti largohemi rrënjëve identitare dhe humbasim autonominë intelektuale, duke u kthyer në spektatorë pasivë të humbjes së vlerave. Këtë, në fotografi, për rolin dhe impaktin e saj në këto proçese transformimi, e shohim më së shumti dhe më fuqishëm se kudo gjetkë. I takon fotografit pra të bëjë të tijën të gjitha mjetet e sociologjisë vizuale, duke hulumtuar brenda shoqërisë së konsumit dhe thellë në jetën e përditshme, me forcën e çastësisë së imazhit dhe të imagjinatës.


 

Rreth “Fokus Award 2019”:

Ekspozita “Not in the Spectacle” përbën eventin kryesor të festivalit Fokus Award 2019 dhe do të shfaqet si çdo vit për dy javë në Galerinë e Artit në Fier duke filluar nda data 11 tetor 2019. Janë të ftuar të gjithë për pjesmarrje, pa asnjë kufizim me një deri në tre fotografi me risolucion të paktën 300dpi për formatin 50x70cm dhe të shoqëruara me informacionet e nevojshme. Fotografitë pjesëmarrëse nuk duhet të kenë qenë të ekspozuara më parë. Ato do të përzgjidhen dhe vlerësohen nga Bordi Artistik. Juria Ndërkombëtare, e cila do të shpallet mbas përfundimit të afatit të dërgimit të fotografive, do të përzgjedhë foton fituese të “Not in the Spectacle”. Printimi, paspartimi, ekspozimi si dhe katalogu i “Fokus Award 2019” do të merren përsipër nga organizatorët e festivalit. Fotografitë pjesëmarrëse gëzojnë të drejta të plota autoriale.

Fotografitë duhet të dërgohen brenda datës 31 gusht 2019.


 

FOKUS AWARD 2019

Organizator: Qëndra Albania Fokus / Drejtor Artistik: Arben Alliaj / Kuratorë: Burim Myftiu, Elton Koritari, Osman Demiri / Manaxher: Saimir Ahmeti / Me mbështetje të: Bashkia Fier dhe Benart Print / Ne partneritet me: Galeria e Artit Fier, Shoqata Antik, EJAlbum.


 

Bordi Drejtues dhe Kuratorial organizon festivalin, përzgjedh fituesit dhe kuron ekspozitën. Juria ndërkombëtare do të përzgjedhë fotot fituese të konkursit. Çmimi i parë përfiton një vlerë monetare prej 1000 USD. Më tej ekspozita si përherë do të vazhdojë intenerarin e saj duke u shfaqur edhe në Kosovë, Maqedoni etj.

Për informacione të mëtejshme apo për të dërguar fotografitë tuaja, mail at: focus@fokus-al.com / info@ejalbum.com

Për të komunikuar me rganizatorët e festivalit, tel. +355693949167.

EJAlbum ju fton të merrni pjesë në këtë konkurs të rëndësishëm. Për ekspozitën, festivalin dhe aktivitetet do të njoftohenivazhdimisht gjatë gjithë ecurisë së tij.

  • Share:
, , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.