July 6, 2019 EJAlbum Albania

ONUFRI RE-MADE

Kemi kënaqësinë t’Ju njoftojmë shpalljen e aplikimeve për konkursin dhe ekspozitën “ONUFRI RE-MADE” i cili zhvillohet në kuadër të projekteve artistike të vitit të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Konkursi është i hapur pa asnje kufizim dhe mund të marrin pjesë vetëm artistë shqiptarë, nga Kosova, trevat dhe artistë të huaj rezidentë në Shqipëri. Aplikimet mbyllen në datën 31 Gusht 2019. Ekspozita do të mbahet në ambjentet e GKK në Prishtinë gjatë muajit Nëntor 2019.

Me temën #OPEN ftojmë artistët për pjesmarrje duke aplikuar deri në datën 31 gusht 2019. Ekspozita kërkon të hetojë me sy kritik dhe të nxisë një reflektim mbi marrëdhënien dialektike ekzistuese midis artit dhe publikut, ku nyja lidhëse e veprave dhe artistëve të përzgjedhur do të jetë marrëdhënia ndërmjet tyre dhe art establishment. Është pra një aktivizim i artistëve shqiptarë, të veçuar ose kolektiv, ndërmjet konceptit të “kontestimit dhe vetëdijësimit” për fenomene akute sociale, shoqërore, politike, etj. (të përzgjedhura në liri të plotë nga artisti) e gjithë kjo nëpermjet artit bashkëkohor.

ONUFRI RE-MADE është një projekt i EJAlbum dhe kurohet nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari.

Per me shume: www.onufriremade.com
Shkarko komunikatën për shtypin këtu.

  • Share:
, ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.