F R A K T U R A
Fatos Lubonja | Ardian Isufi
Ekspozitë | Diskutim publik
Organizuar nga: Konrad Adenauer Foundation
Data: 25.02.2023 | Ora: 11:00
Vendi: Ish-Burgu i Spaçit, Shqipëri
Kuruar nga: Elton Koritari
MeWe Contemporary Center | EJAlbum
“FRAKTURA” sendërton një ndëhyrje artistike alternative – shoqëruar me një diskutim publik – në një vend të rëndësishëm të Kujtesës Kolektive shqiptare si burgu i sigurisë se lartë të Spaçit. Kamp i punës së detyruar, ku kanë shpenzuar jetën e tyre mijëra të persekutuar shqiptarë, me gjithë gjendjen e degraduar nga Koha dhe Harresa, Spaçi ngelet ndër emblemat e mizorisë së diktaturës komuniste shqiptare por edhe të Qëndresës ndaj saj. Me një ngarkesë të madhe emocionale, ky vend fton të dialogojnë mes tyre artifakte, instalacione, kujtime, sende, dokumenta por dhe rrëfime të cilat tregojnë historinë e një institucioni që de jure ka patur detyrën kryesore të administrojë vuajtjen e të burgosurve, por de fakto ka realizuar izolimin e plotë dhe tentuar asgjësimin e Njeriut.
Ekspozita thekson dallimin thelbësor midis vendeve të Kujtesës dhe përfaqësimit të tyre – fillesë e një diskutimi të hapur rreth muzealizimit të këtyre vendeve në Shqipëri. Ajo heton çfarë Fatos Lubonja cilëson si “nacional-komunizmi shqiptar” – ekzistenca e një sistemi ideologjik bazuar mbi dhunën por edhe mbi asimilimin kulturor, trashëgimi e periudhës diktatoriale edhe në kulturën e sotme të Shqipërisë. E më tej, eventi fton publikun në një pjesmarrje aktive nëpërmjet një eksperience unike, për të kuptuar më mirë të kaluarën në një reflektim për pasojat e saj në të tashmen, me synimin sublim për t’u distancuar në mënyrë aktive prej çfarë ngelet nga ajo ideologji dhe për t’u përpjekur për të shkruar një histori të re identitare të vendit.
Rreth artistëve:
Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi janë dy artistë poliedrikë të cilët operojnë në formë multidisiplinare në skenën e artit bashkëkohor. Në këtë ekspozitë, të realizuar „site-specific“, ashtu si edhe në sferën publike, ata angazhohen si përherë mes artit dhe aktivizmit politik, duke pasur bindjen e thellë se frakturat e krijuara prej ideologjive totalitare janë shkak i një përplasjeje kulturore midis shtresave intelektuale të vendit dhe si të tilla, ato fraktura nuk mund kurrsesi të anashkalohen, në të kundërt, duhet patjetër të analizohen me një shpirt kritik dhe kështu, patjetër të riparohen.
Nisja:
08:15 Takimi dhe nisja nga Tirana
11:00 – 11:30 Mirëseardhja në Spaç
Hapja:
Prof. Asoc. Ardian Isufi Artist, profesor në Universitin e Arteve, Tiranë
Fatos Lubonja Autor, publicist dhe ish i burgosur në Spaç
Dr. Tobias Rüttershoff, Drejtor i KAS në Shqipëri
11:30 – 12:30
Ekspozitë e hapur “FRAKTURA”
12:30 – 13:30 Diskutim publik: “Aty ku ishte, siç ishte”.
Në panel:
Prof. Asoc. Dr. Ardian Isufi Artist, profesor në Uiniversitetin e Arteve
Fatos Lubonja Autor, publicist dhe ish i burgosur në Spaç
Dr. Tobias Rüttershoff, Drejtor i KAS në Shqipëri
Dr. Carmela Rosiello Historiane
Elton Koritari Kurator
14:00
Kthimi në Tiranë
Për informacione të mëtejshme ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni. Kartela e shtypit me komunikatën dhe materiale të tjera rreth ekspozitës, mund të shkarkohen këtu:
https://drive.google.com/drive/folders/1W6PDL_u_OY0PlL7O7XUIN04Bq1Y7Ga3p?usp=share_link )
Kontakte:
Email: info@ejalbum.com / xheni.borakaj@kas.de
Tel. +355 4 562 9632 / +355 4 226 6525 / +355 69 6472272
Ju mirëpresim!
See also: