EJAlbum dhe artistët e Onufri Remade me një ide fantastike për të përballuar krizën

April 1, 2020
Posted in EJAlbum News

EJAlbum dhe artistët e Onufri Remade me një ide fantastike për të përballuar krizën

Arti është gjithmonë në vijë të parë në shoqëri madje edhe në kohë krizash të rënda si kjo që po kalojmë. Këtë gjë na e vërtetojnë edhe artistet e Onufri Remade të cilët të gjithë së bashku janë mbledhur për të krijuar një përgjigje konkrete ndaj disa prej problemeve akute te vendit. Kompania jonë, EJAlbum së bashku me kompaninë e njohur Krisiko Art&Events dhe natyrisht në bashkëpunim me Qëndrën e Artit Bashkëkohor “ME WE”, me kuratorët Elton Koritari, Ergys Krisiko dhe Ardian Isufi, si dhe me disa artistë të tjerë pjesmarrës në projektin Onufri Remade, kane krijuar tashmë nje agjensi e cila mbulon për momentin dy shërbime tepër të rëndësishme për komunitetin.

1.1prill

Kështu, shërbimi i parë i agjencisë është një ide mjaft interesante, E shpjegon fare mirë Ergys Krisiko: – “Nëpërmjet një numri të vënë në dispozicion nga agjensia ju mund të kontakoni më të dhe të përfitoni shërbimin e transfertës nga shtëpia juaj për diku tjetër, psh në shtëpinë e të dashurës, në shtëpine e miqve tuaj, në shtëpine e plazhit etj. E vecanta është se artistët do vijnë t’ju marrin të veshur me maska anti Covid19 dhe me një autoambulancë, kështu nuk do bini në sy të askujt, përfshirë komshinjve llafazanë”.

Ardian Isufi shprehet kështu për këtë ide: – “Është një performancë dhe një akt subverssiv kundër pushtetit i cili ka mbyllur në shtëpi në këtë moment rreth 2 milionë e gjysëm qytarë duke i ndarë ata nga të dashurit dhe miqtë. Arti e ka këtë mision, e ka patur përherë. Artistët janë të përjashtuar nga regjimi i izolimit sepse janë shpirt i lirë”.

1.2 Prill

Po kështu, një ide tjetër fantastike është edhe ajo e shërbimit të figurantëve për evente të ndryshëm si dasma, fejesa, ditëlindje, synetlliqe, vaki, tubime etj, të cilat për momentin janë duke u kryer mizorisht në heshtje dhe pa njerëz. Elton Koritari thotë se kjo ide ka ardhur nga i njëjti shërbim që kuratorët zakonisht bëjnë për hapjen e ekspozitave të tyre.

Ai shprehet – “Mos mendoni vallë se janë artdashës të gjithë ata që marrin pjesë në hapjet e ekspozitave bashkëkohore? Janë të gjithë artistë figurantë. Kështu, ne thjesht menduam ti ri-aktivizojmë sërish për këtë mision të rëndësishëm për shoqërinë”. Do të ketë madje edhe studentë të degës së dramës së universitetit të përfshirë. Artistët janë përherë të përfshirë në performanca arti dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm solidariteti dhe kreativiteti.”

I gjithë stafi EJAlbum është përfshirë në këto shërbime të reja të ofruara nga artistët tanë. Sepse te gjithë në shtëpi përballojmë një situatë të rëndë, qofte edhe me familjarët apo komshinjtë tanë. Kështu, nëse është e vërtetë që arti të bën të lirë, ky është okazioni më i mirë për ta vërtetuar këtë gjë. Bravo artistëve dhe kuratorëve të Onufri Remade që edhe për një rast tjetër i dalin kundra artistit kryesor të vendit dhe udheqesit shpirtëror të artistëve shqiptarë i cili kësaj radhe e ka tejkaluar misionin e tij dhe ka egzagjeruar në performancën e tij artistike të tejzgjatur tashmë në vite. Mendonim pra se performanca si kryeminister ishte kulmi por egoja e artistit me të vërtetë nuk paska kufi.

Bravo pra sërish Onufri Remade!

1.3 prill

Për t’ju bashkuar kësaj iniciative apo për më shumë informacione shtypni KËTU!

  • Share:
, , , , , , , , ,