5 vjet së bashku në EJAlbum

5 vjet së bashku në EJAlbum

“EJAlbum 5 vjet” – Eventi “Photography Road Show” – Kalaja e Rozafës, Shkodër.

Event në bashkëpunim me FujiFilm Albania

Në 26 maj 2014 u bënë 5 vite qё EJAlbum ka hyrё nё tregun e fotografisё dhe nё jetёn profesionale të qindra fotografëve shqiptarë. Deshira është si përherë pёr tё ndarё dhe pёr tё diskutuar gjithçka mbi profesionin e çmuar të fotografisë.

Albumet dixhitale ishin njё mirazh kur filluam t’i propozonim por gradualisht, me shumё punё e kёmbёngulje, u bёnё pjesё e pandashme e prezantimit tё çdo fotografi profesionist. Ne kemi qenё tё pranishёm nё hapat e para të transforminit të studiove fotografike në showroom-e bashkёkohore si design dhe konceptim, ndërsa albumet evolonin me faqosje elegante por edhe me kopertina tё koleksioneve tё fundit, bashkë kemi bërë mostra tё ndryshme pёr tё plotёsuar gamёn e eventeve dhe njёkohёsisht, kemi qenë bashkë për të bёrё tё mundur pjesёmarrjen nё formime tё ndryshme profesionale, në Shqipëri dhe jashtë saj. Dhe ndërkohë, bashkë jemi rritur dhe bashkë kemi kaluar vite të paharrueshme.

Duke dashur tё vazhdojmё kёtё ritual dhe duke dashur tё ndajmё sёrish sё bashku ditёlindjen e EJAlbum, njё tjetёr event në stilin tonë u përgatit pёr kёtё rast: njё projekt didaktik mbi fotografinё, marketing-un, prezantimin e produktit, produktet e reja etj. Dhe kësaj radhe jemi bashkuar me një tjetër leader të tregut. Nё bashkёpunim me FujiFilm Albania, organizuam këtë Photography RoadShow ku ndër të tjera, i besuam një workshop njё profesionisti italian tё mirёnjohur dhe tё rёndёsishёm tё fotografisё: Max De Martino, testimonial Album Epoca, X-Photographer FujiFilm dhe testimonial Profoto. Aty ku koha duket sikur ka ndaluar dhe natyra ka shtuar hijeshinё, mes detajeve tё martesёs shqiptare por në dualizëm me traditën venedikase të rajonit, me disa çifte modelësh dhe mbi tё gjitha nёn vёzhgimin dhe këshillat e De Martino-s, u festua ditëlindja e EJAlbum mes plot 250 fotografësh shqiptarë nga të gjitha trevat.

Shih edhe:

AE Academy Albania – Special Edition 2013

  • Share:
, , , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.