Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për hapjen e ekspozitës “ONUFRI REMADE”, ekspozitë e cila zhvillohet në kuadër të projekteve artistike të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Sipas thirrjes publike, aplikimet për pjesmarrje u mbyllen në datën 31 Gusht 2019. 18 projekte artistike u përzgjodhën nga kuratorët për tu shfaqur në këtë ekspozitë, e cila do të mbahet në ambjentet e GKK në Prishtinë prej datës 12 deri në datën 25 Shkurt 2020. Ceremonia e hapjes së ekspozitës do të bëhet ditën e mërkurë, më 12 Shkurt 2020 në orën 19:00.
Me temën #OPEN, ekspozita heton me sy kritik dhe nxit një reflektim mbi marrëdhënien dialektike ekzistuese midis artit dhe publikut, ku nyja lidhëse e veprave dhe artistëve të përzgjedhur është marrëdhënia ndërmjet tyre dhe art establishment. Është pra një aktivizim i artistëve shqiptarë, të veçuar ose kolektiv, ndërmjet konceptit të “kontestimit dhe vetëdijësimit” për fenomene akute sociale, shoqërore, politike, etj. (të përzgjedhura në liri të plotë nga artisti) e gjithë kjo nëpermjet artit bashkëkohor.
Artistët:
Albes Fusha / Edmond Gjikopulli / Ergys Krisiko / Eliza Hoxha / Elvis Dako / Ervin Bërxolli / Fatos Lubonja / Florian Haxhihyseni & Altin Lika / Harri Aleksi / Olsi Qazimi / Osman Demiri / Rubin Kadija / Sadik Spahija / Vladimir Myrtezai (Grosha) / Ylli Xhaferri / Yllka Gjollesha / Penelope’s Webs: (Beskida Kraja / Clioevi / Dimitra Hanioti / Petrova Margarita) – Eugenio Tibaldi (Curator Ajola Xoxa) – Ilia Terpini / Safo Marko / Shyqyri Sako (Curator Genti Gjikola).
Projekt nga EJAlbum & NGK
Kuruar nga: Elton Koritari / Ardian Isufi
Për më shumë:
Shkarko komunikatën për shtypin këtu.
# 2020, Albes Fusha, Altin Lika, Ardian Isufi, Arta Agani, Artistë Shqiptarë, Beskida Kraja, Clioevi, Edmond Gjikopulli, EJAlbum, Eliza Hoxha, Elton Koritari, Elvis Dako, Ergys Krisiko, Ervin Bërxolli, Eugenio Tibaldi, Fatos Lubonja, Florian Haxhihyseni, Galeria Kombetare Kosove, Genti Gjikola, Hanioti Dimitra, Harri Aleksi, Ilia Terpini, Olsi Qazimi, Onufri Prize, Onufri Remade, Osman Demiri, Penelop’s Webs, Petrova Margarita, Rubin Kadiu, Sadik Spahija, Safo Marko, Shyqyri Sako, Vladimir Myrtezai (Grosha), Ylli Xhaferri, Yllka Gjollesha, Zake Prelvukaj