Oert Miziri
I lindur në Tiranë në vitin 1977, ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 2000. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive kombëtare, në veprimtari ndërkombëtare dhe workshop-e arti në vende të ndryshme si Greqia, Polonia, Libani, Franca dhe Gjermania. Që nga viti 2003 është profesor në Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja” në Tiranë. Ai e përshkruan veprën e tij me këto fjalë: “Dikur mbaja një ditar me ushtrime për forcimin e muskujve. Tani, i zverdhur, nuk shërben për asgjë tjetër veçse për pak nostalgji”.
SELECTED EXHIBITIONS
2015 “Vetëshprehje”, Tiranë, Shqipëri
2010 “Al-Wassity”, Festival Ndërkombëtar i Arteve, Bagdad, Irak
2010 “Kopshti i ëndrrave”, ekspozitë arti bashkëkohor, Bydgoszcz, Poloni
2002 “ART dennes”, Panair Arti, Charleville, Francë
2001 “Artistes en création”, Tripoli, Libi