Helidon Haliti
Lindur në Lushnje në vitin 1968 e diplomuar në vitin 1993 në Akademinë e Arteve në Tiranë. Kontributi i Halitit në artin bashkëkohor shqiptar mer rëndësi të veçantë edhe prej themelimit të shoqatës kulturore VIZart e cila organizon edhe Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, por më mirë për veprën e artistit është shprehur shkrimtari Ismail Kadare: “Pikturat e Helidon Halitit i bëjnë njerëzit të ndalojnë para tyre, ndoshta edhe pa e ditur emrin e tij,
moshën apo vendlindjen. Ky është akti i parë i papërsëritshëm i artit. Një artist me këtë talent, le të themi se ka çelësin e enigmës. … Për të qenë më të saktë, pikturat e Halitit, nuk janë të lidhura me jetën me zinxhir, por me liri, që është një lidhje e rangut më të lartë, i vetmi i pranuar nga arti”.
SELECTED EXHIBITIONS
2012 “Fabuleux”, Ekspozitë personale, Monako, Montekarlo
2012 “100 vjet Pavarësi e Shqipërisë”, Ekspozitë personale, Madrid, Spanjë
2012 “Personal”, Ekspozitë personale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2010 “Fabulous”, Ekspozitë personale, Paris, Francë
2009 “Fabulous”, Ekspozitë personale, Muzeu i Kosovës, Prishtinë, Kosovë
2009 Ekspozitë personale, Muzeu Mezuraj, Tiranë, Shqipëri