Staff &
Collaborators
Në metodologjitë e menaxhimit të stafit, hierarkia është baza që aplikon random çdo kompani. Në EJAlbum besojmë që ky shekull i përket modeleve të reja menaxhuese edhe në këtë aspekt. Kemi zgjedhur pra një model tjeter, një model horizontal ku puna në grup është kthyer në art. Stafi ynë menaxhon projekte në mënyrë individuale dhe në bashkëpunim, sipas tipit dhe specifikave të projektit dhe me krenari mund të themi se është ndër më të mirët në Shqipëri. Te paktën jemi të sigurte që është më kreativi. Është thjesht një dream team.
Bashkëpunojnë me EJAlbum
Internal Staff:
Bashkëpunojnë me EJAlbum
External staff:
Dedicated to:
Julinda Mbrica – Co Founder
Një ndër pioneret e psikologjisë klinike në Shqipëri dhe bashkëthemeluese e EJAlbum. PR i kompanisë deri më 25 tetor të vitit 2014, ditë kur në mënyrë tragjike humbi jetën në një aksident automobilistik në Milano. Forca tërheqëse e risive brenda EJAlbum dhe ideatore e shumë projekteve të realizuar, përfshirë projektet “Ditët e Fotografisë”, “AE Academy Albania”, “Imago Mundi in Albania” etj.
Ja dedikojmë tërësisht Julindës suksesin e punës tonë duke qënë ajo motivim i përditshëm për të vazhduar punën e ngritur ndër vite me shume impenjim, mund dhe pasion. Kontributi i Julindës ka krijuar tashmë një tradite dhe filozofi mënyre të të bërit të gjërave dhe është e ngulitur thellë në misionin dhe vizionin e EJAlbum. Juli, jemi akoma këtu!
Partners:
Është e pamundur të përmendim të gjithë bashkëpunëtorët tanë ndër vite dhe janë shumë persona të tjerë të cilët përfshihen vazhdimisht në projekte apo evente që organizojmë, përfshirë pjesën më të madhe të klientëve tanë fotografë, me të cilët kemi krijuar një raport bashkëpunimi nga të dy krahët. Nuk kemi harruar askënd, asnjëhere nuk do ndodhë. Gjejmë rastin ti falenderojmë për kontributin e çmuar që japin përherë dhe disponibilitetin e tyre në çdo thirrje të EJAlbum.
Siç folëm më lart, e kemi konceptuar këtë kompani si një hub të fuqishëm që mundëson bashkëpunim konkret mes profesionistësh duke ndërtuar përherë grupe pune në harmoni dhe në një klimë pozitive dhe me një rezultat tepër të çmuar.
Faleminderit që egzistoni vajza dhe djem të EJAlbum!