“Flas Shqip” – Ekspozite fotografike. Print kuruar nga EJAlbum

14 Nëntor, 2016

“Flas Shqip” – Ekspozite fotografike. Print kuruar nga EJAlbum

Jemi krenarë të prezantojmë një tjetër projekt tashmë të finalizuar suksesshëm nga EJAlbum; një ekspozitë fotografike, realizuar grafikisht dhe printuar nga kompania jonë. Klientët tanë kësaj radhe ishin Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Kjo ekspozitë e rëndësishme e cila shoqëron Samitin e parë të Diasporës Shqiptare mund të përshkruhet kështu: “Ata flasin të gjithë shqip sepse, ndonëse jetojnë përtej kufijve, mbeten shqiptarë. Disa të famshëm për ekranin, disa të tjerë jo, por të gjithë janë shumë të suksesshëm në atë që bëjnë”.

Janë 300 fotografi nga arkiva e madhe e fotografit Roland Tasho, rezultat i një pune gati 20 vjeçare, të cilët prezantohen si asnjëherë më parë, njëkohësisht në 3 galeri arti: Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, Muzeu Historik Kombëtar, si dhe Galeria COD (Qëndra për Hapje dhe Dialog).

Fotografitë ishin të printuara në letër fotografike profesionale (C-Print) dhe montuar në piuma (K-Foam) me bordim të bardhë. Kjo ekspozitë, e kuruar vizualisht nga EJAlbum, qendroi e hapur në të 3 galeritë për mbi 2 javë dhe më pas, fotografitë u spostuan për tu ekspozuar në mënyrë permanente në ambjentet e ministrive përkatëse.

 

Shih edhe:

“25 Vjet” Ekspozitë në C.O.D.
Muzeu Gjon Mili Korçë
Franco Fontana në Shqipëri
Tirana Photo Festival

 

  • Share:
, , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.