Abaz Hado
Lindur në vitin 1957 në Shijak. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare për kritikë arti. Aktualisht është pedagog i Historisë së Artit në një universitet të Tiranës. Gjatë karrierës së tij të gjatë ka qenë edhe drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe zëvëndës ministër i kulturës. Jeton dhe punon në Tiranë. Artisti vjen me një grafikë që tregon meditimin e copëtuar të një njeriu në kohën e sotme.
SELECTED EXHIBITIONS
Një karrierë e gjatë dhe një numër i njëjtë ekspozitash në Nagoya, Japoni, Portland, SHBA, dhe Ljubljana, Slloveni, i shtohen shumë ekspozitave kombëtare.