2 Qershor, 2025 EJAlbum Albania

ABITO MARI

Ekspozita personale e Fabrizio Bellomo-s në Galerinë GOCAT në Tiranë është konfiguruar si një reflektim mbi peizazhin bashkëkohor të Mesdheut, me vëmendje të veçantë ndaj ndërthurjeve kulturore midis Pulias, Kalabrisë dhe Shqipërisë. Përmes një grupimi punësh të zhvilluar gjatë njëzet viteve të fundit, artisti eksploron shtresëzimin e kujtesës, hapësirës dhe arkitekturës, duke vendosur konceptin e gjuhës artistike popullore në qendër të kërkimit të tij si një mjet për leximin dhe ripunimin e territoreve. Itinerari i ekspozitës zhvillohet në të dy hapësirat e galerisë, duke krijuar një dialog midis videos, instalacioneve dhe fotografisë. Gjuha popullore, e kuptuar si një gjuhë spontane dhe e shtresuar që del nga ndërveprimi midis njeriut dhe mjedisit, shfaqet në veprat e Bellomo-s si një element hibrid, i aftë të vërë në dyshim narrativat zyrtare dhe të zbulojë kompleksitetin e strukturës sociale dhe arkitektonike.

ABITO MARI është më shumë se një ekspozitë e thjeshtë, është një vepër personale dhe koherente e artistit që bashkëpunon me institucione si dhe përfshin artizanë dhe komunitetet vendase në krijimin e veprave specifike e kontekstuale. Ekspozita e Fabrizio Bellomo-s në Galerinë e Arteve Bashkëkohore Tiranë (GOCAT) përfaqëson një mundësi unike për të eksploruar kujtesën vizuale dhe materiale të Mesdheut përmes një gjuhe artistike që ndërthur dokumentacionin, arkivin dhe ndërhyrjen emergjente. Projekti synon të kthejë një interpretim kritik dhe poetik të bashkëkohësisë, duke stimuluar një dialog të hapur midis së kaluarës dhe së tashmes, midis Italisë dhe Shqipërisë, midis artit dhe territorit. E thënë me një dozë ironie – që është gjithashtu mjaft e dukshme në veprën e Bellomo-s në këtë ekspozitë – “dje materiali që më së miri bashkonte dhe përfaqësonte Lindjen ndoshta ishte betoni. Sot materiali që bashkon më shumë gjithë botën është LED-i”.

Teksti nga: Elton Koritari

Organizuar nga / Organised by: EJAlbum & MeWe Contemporary

Nën kujdesin e / Under the auspices of: MANE Foundation

Drejtore e Galerisë / Gallery Director: Ena Bulku

Me suportin e / With the support of: Italian Culture Institute in Tirana

Në kuadër të Javës Kulturore Italiane 2025 / In the framework of The Italian 2025 Cultural Week

Dizajn / Design: Heldi Mema

Editor: Graziana Di Santo

Staff i Galerisë / Gallery Team: Kristanja Çene, Diana Bregu, Salome Germain

 

Datat / Dates: June 4 – July 12

Galeria GOCAT / GOCAT Gallery

Hapja / Opening: June 4 – 19:30

Ju Mirëpresim / Welcome!

 

Komunikata per shtyp: https://drive.google.com/drive/folders/1AYdCZ7ZOdvyiZ1UwBLqaGMUP9dMrEr1X?usp=sharing