Ferdinando Scianna në Shqipëri
“Ditët e Fotografisë Italiane në Tiranë” është ndër projektet më të rëndësishëm të EJAlbum të cilin e organizojmë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.
EJAlbum Photography Party
“It is the end of the world baby. Photography Meets Fashion” – Kjo video është vetëm diçka nda Party i EJAlbum për festat e fundvitit 2012. Një natë e paharrueshme për fotografinë shqiptare dhe jo vetëm. E gjithë kjo falë punës dhe përkushtimit të të gjithë stafit të organizimit të kesaj feste. EJAlbum pra, falenderon në mënyrë të veçantë: Dj Jonko – Jonid Koritari, Armando dhe Arlee Dj nga DeeJay Academy Albania për muzikën e mrekullueshme, Fresida Koritari dhe Ani Mbrica për përgatitjen e pjesmarrjes dhe organizimin e pritjes, Joni Peçi dhe modelet e tij për pjesën me elegante të party-t dhe për kreativitetin e pashtershëm, Andis Rado për set-up të ndricimit dhe përgatitjen e skenës, Artemis Hajdini për energjinë e pashtershme dhe kudondodhjen, Ergys Zhabjaku për organizimin e shooting, shefin Arben Tenolli dhe Far-East Catering për fantazinë e çmendur në përgatitjen e aperitivit përfshire modelen e sushi bar, Elvis Dako për videon zyrtare, tre fotografët që ndihmuan gjatë shooting, Bevis Fusha, Armand Sallabanda & Avni Selmani. Falenderojmë Francesco Petrilli për suportin e çmuar dhe vizitën në emër të Album Epoca dhe Photosì, Vasken Spiru për punën e palodhur gjatë festës, Jani Mbrica, Elton Koritari, Julinda Mbrica, Shpresa Koritari për përgatitjet dhe mbarëvajtjen e saj, Kamela Kondili për design-in, të gjithë fotografët e tjerë që ndihmuan dhe morën pjesë në shooting, sidomos i falenderojmë për elegancën dhe profesionalizmin e treguar, pjesën tjetër të stafit,atë të Fashion Club Albania, si dhe bashkëpunëtorët në shpërndarjen e ftesave apo promovimin e eventit. Duam të falenderojmë mbi të gjitha të gjithë pjesëmarresit, plot 250 persona, më se shumti fotografë ndër më të mirët e Shqipërisë dhe ndonjë edhe nga Maqedonia e Kosova; por edhe ata që nuk patën mundësi të ishin prezentë. Urojmë të kemi percjellë sadopak nga ajo atmosfere e mrekullueshme e asaj nate të gjatë e të paharruar. Mayat kishin gabuar, nuk është fundi i botës: Të tjera organizime, akoma me befasuese do vijojnë. Qëndroni të lidhur… # 2012, Album Epoca, Albume Fotografike, Club, Dasma Shqiptare, DeeJay Academy Albania, EJAlbum Albania, Evente, Fashion, Fotografë Shqiptarë, Fresida Koritari, Fujifilm, Jonid Koritari, Julinda Mbrica, Party, Studio
Intervistë me Flavio Bandiera
FLAVIO BANDIERA – Intervistë për EJAlbum Botuar nga revista Ti Sposi. Shqipëria është një nga vendet që nuk e kam vizituar ende, megjithëse do të dëshiroja ta bëja këtë dhe shpresoj që të kem mundësinë së shpejti. Unë besoj se është një vend unik por gjithashtu që është afër kulturës italiane. Do më interesonte do të dëshiroja ta njihja, edhe për qëllimet e punës sime. Po, në fakt, kur i referohesha Shqipërisë me fjalën unike, do të thoja pikërisht këto karakteristika. Kontakti me kultura të ndryshme, zbulimi dhe dokumentimi i zakoneve dhe traditave që janë larg nga tonat, përfaqëson një pasurim të njohurive të një personi dhe një stimul krijues mjaft interesant. Me kalimin e kohës, jam gjithnjë e më i bindur se në një rrugë të rritjes personale është e rëndësishme që një fotograf të zgjerojë panoramën e tij të njohurive, duke zbuluar dhe analizuar traditat e reja që stimulojnë pasurimin kulturor. E gjithë kjo kontribuon fuqimisht në formimin e një përvoje që ju lejon të përballeni me dasma në çdo pjesë të botës me kuriozitet. Mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje pa hezituar: me një pasion të pakufishëm. Është pasioni që ju mbështet dhe ju shtyn të tejkaloni vështirësitë të cilat hasni çdo ditë. Sidomos sot, kur fotografit nuk i kërkohet më vetëm të jetë një profesionist i aftë, por edhe një sipërmarrës i zoti. Për të kapërcyer sfidat e një tregu gjithnjë e më të ashpër, ai duhet të zotërojë aftësi menaxheriale dhe marketing, të kujdeset për aspektet teknike, azhornimet e vazhdueshme të mjeteve, trajnimet dhe të gjithë parametrat e tjerë që rrotullohen brenda një kompanie. Duke koordinuar të gjithë elementët, me siguri mund të arrihen rezultate të rëndësishme, në të gjitha nivelet. Sigurisht që po. Këshilla e parë që mund të jap është të çlironi mendjen tuaj nga paragjykimet. Çdo dasëm ka veçantinë e saj dhe ajo ngjarje është unike për çiftin por edhe për fotografin. Çdo herë ai do të gjejë drita, njerëz, shpesh edhe ambiente të ndryshme. Prandaj është e rëndësishme të vlerësoni gjithçka dhe të maksimizoni ato që keni në dispozicion për të arritur rezultate të ndryshme dhe më të mira çdo shërbim. Kërkoni risi edhe nëse nuk përputhet me atë që është bërë përherë, shkoni përtej idesë së parë që ju vjen në mendje dhe ky është sugjerimi që unë u jap gjithmonë pjesëmarrësve të seminareve të mia. Unë do të doja të përfitoj nga kjo pyetje për të përsëritur atë që u them zakonisht klientëve të mi: pse të organizoni me të tillë kujdes një ngjarje kaq unike për jetën tuaj, e cila do të mbledhë shumë të dashur përreth jush dhe do ju lumturojë si kurrë më parë në jetë, të gjithë këtë pa lënë një dëshmi po aq të vyer për brezat tuaj dhe ju vetë? Ndër detajet e shumta të një dasme, duket e pabesueshme ta thuash, por mbase është pikërisht fotografi që të luajë një nga rolet më të rëndësishme. Gjithçka kalon, fotografitë dhe kujtimet tuaja do ju shoqërojnë gjithmonë. Vitet e fundit, shija dhe dëshirat kanë ndryshuar shumë shpejt, si mes fotografëve ashtu edhe klientëve. Ndoshta është rezultat i ndikimit të komunikimit që na rrethon, i cili krijon dhe formon stile të reja kryesisht duke përdorur imazhe. Një tregues i fortë vjen nga vendet anglo-saksone, ku me kalimin e kohës nevoja është rritur, në ditën e dasmës, për t’iu përkushtuar pothuajse ekskluzivisht të ftuarve. Kjo ka ndryshuar edhe punën e fotografit, i cili duke u përshtatur ka ndryshuar stilin e tij drejt fotografisë spontane, një dëshmi jo invazive e cila lejon të tregoni ngjarjen pa ndikuar në atë që po ndodh. Unë e shoh këtë zhanër fotografik shumë stimulues, veçanërisht nëse kombinohet me një hulumtim dhe një stil të veçantë, të cilin disa fotografë në botë e kanë arritur të bëjnë me imazhet e tyre. Padyshim që numrat janë të qartë. Bota e fotografisë së dasmave po shkon totalisht drejt albumeve dixhitale, avantazhet janë të dukshme dhe të pa diskutueshme. Unë në veçanti kam zgjedhur Album Epoca, një sistem që kombinon teknologjinë e përparuar dhe cilësinë artizanale e punës me dorë. Nuk mund të humbasë emocionin dhe habia. Dhe këta elementë të pamungueshëm janë diçka që së pari duhet të vijë natyrshëm nga vëtë subjektet (padiskutim kjo gjë) por në mënyrë të rëndësishme edhe nga fotografi. Nëse dashuria për njëri tjetrin e dy të sapomartusve bie në kontakt me punën e një fotografi i cili e dashuron atë që bën, është e pamundur që diçka të mungojë nga albumi i një çifti të ri. Jam i sigurt për këtë gjë. Materiali dhe intervista janë përgatitur nga Julinda Mbrica për EJAlbum dhe Ti Sposi Magazine. # 2012, Albume Fotografike, Artikull, Bandiera Studio, Dasma Shqiptare, EJAlbum Albania, Flavio Bandiera Album Epoca, Fotografë Shqiptarë, Julinda Mbrica, Revista, Testimonial
The Making of… EJAlbum
Duke ndryshuar fotografinë në Shqipëri. Nga një fotograf tek një tjetër … Falenderojmë për kontibutin e tyre në këtë proçes të rëndësishëm të instalimit të teknologjisë tonë në mbi 60 studio fotografie në Shqipëri, bashkëpunëtorët tane; Francesco Petrilli, Ergys Zhabjaku, Fresida Koritari, Elvis Dako, Jani Mbrica etj. Falenderojmë klientët tanë dhe Album Epoca & Photosì për suportin e vazhdueshëm. Video nga Elvis Dako. Copyright @EJAlbum 2012 Shih edhe: Album EpocaPhotosi # 2012, Album Epoca, Artisans, Collections, Dasma Shqiptare, EJAlbum Albania, Fashion, Fotografë Shqiptarë, Fotografi, Gadgets, Gifts, Hand Made, Italy, Martesa, Mated Prints, Memory, PHOTOSI, USB Box, Wedding, Wedding Albums
Bashkëbisedim me fotografin Bujar Veselaj

“Për çfarë duhet një thellësi e madhe fokale nëse nuk është e shoqëruar me një thellësi të duhur ndjenje”- thoshte Eugene Smith. E mendoj shpesh këtë shprehje. E mendoj çdo herë që kam përpara një fotografi që më emocionon. Dhe mendoj se është e drejta e gjithkujt të dijë si lind, apo si krijohet një fotografi e tillë.
EJAlbum & Revista Fotopasion
Ky artikull në blogun tonë është një tribut për nje bashkëpunim mjaft interesant dhe te frytshëm qe gjatë këtyre dy viteve kemi patur me këtë revistë dhe këta të rinj të apasionuar mbas fotografisë. EJAlbum ka lindur nga pasioni për fotografinë, pikërisht si Fotopasion. Ky ishte numri i tretë i bashkëpunimit dhe urimi ynë është përherë që “adeptet” e fotografisë të shtohen në Shqipëri – nga EJAlbum do të ketë përherë mbeshtetje për iniciativa të tilla. “Fjalë përshëndetëse…” – Julinda Mbrica. PR EJAlbum Tema e revistës për këtë numër, ishte një rast shumë i mirë për të zbuluar gjurmët që thellë brenda nesh ka lënë më shumë se një shekull fotografi. Sepse ky art lind bardhë e zi. Madje shumë fotografë, me gjithë mundësitë e filmit me ngjyra, asnjëherë nuk e “tradhëtuan” atë bardhë e zi. Gabriele Basilico e përdor prej gjithë jetës në arkitekturë apo më mirë në atë që ai quan “Peisazhi Urban”. Gianni Barengo Gardin, ashtu si pothuaj të gjithë fotografët e “Magnum”, kanë ngritur një kult të kësaj fotografie për të dokumentuar apo në rastin e Gardin, më mirë të themi “interpretuar” realitetin e përditshëm. Është i panumërt numri i fotografëve që gjatë gjithë karrierës së tyre përdorin vetëm këtë lloj fotografie. Vetë ne, fotot e familiarëve tanë nëpër albumet tona, i kemi në bardhë e zi në pjesën më të madhe. Nëse i referohemi teorisë së dritës, madje ngjyrat janë thjesht një “interpretim” i trurit ndaj refleksit të dritës; në të vërtetë ato nuk ekzistojnë. Ja pse ne të EJAlbum prisnim shumë nga fotografët kësaj here. Fatkeqësisht na duhet të pranojmë që shumë pak u mor seriozisht dhe fotografitë janë shumë pak. Gjithsesi falenderojmë si gjithmonë pjesëmarrësit për guximin e tyre, sepse fotografia bardhë e zi është e vështirë për peshën e saj historike dhe sfidën që përmban brenda. Të gjykosh diçka, përmban brenda gjithë subjektivitetin duke vështirësuar zgjedhjen. Dikush na e lehtësoi atë duke dërguar vetëm një fotografi, dikush tjetër na e komplikoi duke sjellë fotografi që nuk i përmbaheshin temës apo rregullave. Për të tjerët zgjodhëm nga një foto sepse rregulli na e impononte, por kjo nuk do të thotë se të tjerat skualifikohen si me pak cilësore. Aspak. Thjesht zgjodhëm foton më koherente me të gjithë faktorët, temën, idenë, kompozimin, fuqinë e subjektit, realizimin teknik si dhe pa nënvlerësuar aspak: Kreativitetin! Ne të EJAlbum e adhurojmë atë. Ne, kërkojmë pikërisht të gjejmë ata që duke qënë kreativë, e trasformojnë fiksimin e një imazhi në celuloid apo sensor dixhital, në art. Dhe si gjithmonë në traditën tonë, zgjodhëm një portofolio me disa foto të fotografit Visar Sherifi si punën e radhës për revistën. Në këto foto mishërohet plotësisht idea jonë e kreativitetit dhe forcës ekspresive të imazhit, në këtë rast në fotografi bardhë e zi. Këtij fotografi i ofrojmë edhe një çmim simbolik, një album portfolio për punën e tij, duke i uruar sukses dhe duke shpresuar t’i sjellë fatin që për këtë vit i solli fotografes që vitin e kaluar ne zgjodhëm si fituese të një çmimi të ngjashëm, së cilës i realizuam portfolio-n personal dhe që tashmë është mjaft e suksesshme në Shqipëri. E kemi fjalën për fotografen Edvina Meta. Gjithë pjesëmarrësve të tjerë u urojmë përzemërsisht shumë suksese në numrat e ardhshëm. “Fotografia dhe interneti” – Elton Koritari Probabilisht gjatë kohës që publikohet kjo revistë do të ketë ndodhur kalimi i shifrës së pritur: 2 miliardë përdorues në botë. Aktualisht populli i internetit është populli më i madh i planetit. Duke llogaritur rreth 6,8 miliardë popullsinë botërore (sipas Census Bureau USA); 30% e banorëve të planetit kanë akses në rrjet. Kjo shifër shkon në 71% në vendet e zhvilluara. 1,3 milionë sipas Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) përdoruesit shqiptarë gjatë këtij viti. 50% më shumë sesa vitin e kaluar. Një rritje maramendëse e destinuar të mos frenohet derisa edhe në Shqipëri populli i internetit të arrijë një përqindje të ngjashme me atë të rajonit, pra rreth 65% e popullsisë, që në Europë ka akses të përditshëm në web. Tashmë fjalët: Google, Facebook, Wikipedia, My Space, Twitter, Flickr etj janë fjalë të fjalorit të përditshëm. Bota po shkon drejt një seleksionimi paraprak online të çdo produkti, ideje apo informacioni para se ta konsumojë më pas atë në botën reale. Madje kufijtë mes dy botëve duket sikur nuk kanë më kuptim që kur interneti është edhe mobile, nëpërmjet telefonit apo platformave wireless. Aq sa kjo revistë psh. mund të lexohet tashmë kudo, pothuaj njëlloj si të ishte e stampuar në letër, madje me avantazhin që më pas mund të ndahet me këdo, sado larg të jetë ai person dhe me një avantazh tjetër akoma më të madh: është gratis. Spontanisht, besoj se lind një pyetje: Çfarë ka të bëjë kjo me fotografinë? Mendoj se përgjigjia është fare e thjeshtë dhe ka të bëjë me përbërjen fizike të të dyjave, që tashmë është një seri e kriptografuar numrash 1 e 0. Fotografia dhe interneti ecin në të njëjtët binarë dhe në fakt, në vite, rritja e internetit ka ndikuar mjaft tek fotografi duke ndryshuar krejtësisht fizionominë e një bisnesi, por edhe të vetë profesionit të fotografit. Mbi të gjitha, interneti amplifikoi një përzjerje të ujrave ndërmjet fotografisë profesionale dhe asaj amatoriale, sidomos në favor të kësaj të fundit. Tashmë kushdo ka mundësi të shfletojë portfolio të fotografëve profesionistë, të ndajë me këdo krijimin e tij, të informohet e pse jo, edhe të shesë fotografi në një moment kur edhe blerësit janë të lidhur online. Blerësit! Ata tashmë janë online dhe ky është një fakt me të cilin një fotograf duhet të përballet në çdo moment dhe që e bën atë një figurë profesionale komplekse të cilit i duhet të konkurojë jo vetëm me kolegët e vet, por edhe me miliona fotoamatorë që ashtu si ai janë në kontakt me blerësit. Gjithçka është bërë më komplekse edhe për faktin se tashmë, fotografi nuk është më një hallkë e një zinxhiri, por thjesht një komponent i pavarur i gjithë mekanizmit. Kjo vlen për fotografët free-lance
EJAlbum në revistën Dasma Shqiptare
Është një ditë e vetme por kujtimet e saj do të shoqërojnë gjithë jetën. Ndërtohet me shumë sakrifica por edhe me një gëzim të pamasë. Ka emocione të panumërta në çdo çast të zhvillimit të ceremonisë por edhe përpara saj. Ka emocione në zgjedhjen e fustanit, vellos, aksesorëve, kostumit, ftesave, konfetave, luleve. Ka emocione në zgjedhjen e restorantit, menusë, dekorit etj.
Brenda universit të Armando Babani

Një fëmijë “i burgosur” nga një përmbytje, kryetari i opozitës me kapuç përpara një pjate makaronash, Schumacher i lodhur dhe i deluzionuar para një gare, busti i ish diktatorit duke rënë, mijëra litarë të varur për njerëz të dëshpëruar që braktisin vendin ton… Ka edhe këtë fytyrë fotografia e Armando Babanit, ose më saktë ka miliona fytyra që përbëjnë historinë tonë të viteve të fundit.
Koha për të ndryshuar.
Çfarë ka ndodhur? Në mes të një krize botërore, shtëpia e Kupertinos regjistron këto rritje falë një produkti interesant, të dedikuar krejtësisht tregut të fotografisë, videos dhe editorisë. Flasim për iPad. Një kuti e sheshtë katrore që tashmë është bërë makthi i të gjithë operatorëve të sektorit të printit.
Duke ndërtuar një ëndërr
Ky është prezantimi yne i parë para publikut të gjërë shqiptar së bashku me Album Epoca dhe Photosi. Klik Expo Klik është panairi më i madh shqiptar me pothuaj 200 mijë vizitorë. Stenda jonë ishte ndër stendat më të vizituara gjatë javës së panairit