← All articles

“80 Vite. Nga Vittorio Ballio MORPURGO tek Mario PETRESCHI…”

Kjo ekspozitë vjen me rastin e 80 vjetorit të ndërtimit të Ndërtesës Qëndrore të Bankës së Shqipërisë. Selia Qëndrore e Bankës së Shqipërisë për dekada ka qenë monumenti më i rëndësishëm i sheshit qendror të Tiranës dhe…

“80 Vite. Nga Vittorio Ballio MORPURGO tek Mario PETRESCHI…”

Ekspozitë. Ndërtesa Qëndrore e Bankës së Shqipërisë. 

Tiranë, Shqipëri. 

30 Tetor – 16 Nëntor 2018. 

Kjo ekspozitë vjen me rastin e 80 vjetorit të ndërtimit të Ndërtesës Qëndrore të Bankës së Shqipërisë. Selia Qëndrore e Bankës së Shqipërisë për dekada ka qenë monumenti më i rëndësishëm i sheshit qendror të Tiranës dhe ndër vite ka krijuar identitetin e këtij sheshi duke qenë në të njëjtën kohë pjesë identitare e ansamblit arketiktonik të kryeqytetit. 

Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë në Tiranë u projektua nga arkitekti i mirënjohur italian Vittorio Ballio Morpurgo dhe u inaugurua më 30 tetor 1938. Vittorio Ballio Morpurgo ishte një nga arkitektët e shkollës racionaliste të arkitekturës italiane, një nga pedagogët e apasionuar në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit “La Sapienza” në Romë, Shef i Katedrës së Arkitekturës dhe Urbanistikës. I njohur në Shqipëri për bashkëpunimin me Florestano di Fausto në projektin për qendrën e Tiranës, ai kishte projektuar Bankën e Durrësit e atë të Korçës në vitet 1925 – 27, në të cilat ai u kujdes të ndërtojë me monumentalizëm të denjë për këto institucione, për të sjellë kështu simbolikën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë së kohës. Të njëjtat karakteristika do të influencojnë edhe rrugën e gjatë projektuese që arkitekti do të ndjekë për të propozuar denjësisht objektin e Bankës së Tiranës – rrugë që dokumentohet edhe nga skicat e projektet e ruajtura shumë mirë.

Ekspozita sjell pra për publikun historinë e Ndërtesës në një rrugëtim mes fotografive, skicave, vizatimeve origjinale të kohës duke reflektuar dhe dialoguar natyrshëm edhe më projektin e restaurimit të saj, projekt ky i arkitektit Mario Petreschi i cili solli inaugurimin e kompleksit të ri më 30 tetor 2015, së bashku me Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Ekspozita pasqyron qartë faktin se Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë, në formën që trashëguam nga Morpurgo, do t’i mbetet historisë, por ajo do të vazhdojë të jetojë tashmë si pjesë e një kompleksi të ri arkitektonik dhe multifunksional. 

Fotografitë e kësaj ekspozite janë pjesë e fondit të Bankës Kombëtare të Shqipnis dhe ruhen pranë Arkivit Qendror të Shtetit Italian, në Romë. Ato janë realizuar kryesisht nga fotografët e studios Foto Vasari, Romë dhe inxhinierët italianë që punuan për ndërtesat e Bankës Kombëtare të Shqipnis, gjatë viteve 1925-1938. Skicat dhe vizatimet janë po ashtu pjesë e Fondit të Bankës së Shqipërisë. 

Fotografitë e kësaj ekspozite janë pjesë e fondit të Bankës Kombëtare të Shqipnis dhe ruhen pranë Arkivit Qendror të Shtetit Italian, në Romë. Ato janë realizuar kryesisht nga fotografët e studios Foto Vasari, Romë dhe inxhinierët italianë që punuan për ndërtesat e Bankës Kombëtare të Shqipnis, gjatë viteve 1925-1938. Skicat dhe vizatimet janë po ashtu pjesë e Fondit të Bankës së Shqipërisë. 

Shih edhe:

EJAlbum – La Biennale di Venezia 2018 – Hapësira Zero Space

# 2018Albes FushaAlbum EpocaArdian IsufiArkitektureBanka E ShqiperiseEJAlbum AlbaniaElton KoritariErvin BërxolliKrisko EventsMario PetreschiMuzeu I BankesSheshi SkenderbejVittorio Morpurgo

Stay Connected

Get exhibitions, openings and new work in your inbox.

Subscribe