Album Epoca USB & BOX
“Qasja ndaj dritës është ndër dallimet kryesore mes fotografisë së mirë dhe fotografisë së zakonshme. Këtu fillon beteja e çdo fotografi për ta “nënshtruar” dritën në favor të tij. Asnjë element tjetër në fotografi nuk…

FOKUS Award 2018
“Qasja ndaj dritës është ndër dallimet kryesore mes fotografisë së mirë dhe fotografisë së zakonshme. Këtu fillon beteja e çdo fotografi për ta “nënshtruar” dritën në favor të tij. Asnjë element tjetër në fotografi nuk është i fotografit përveç dritës..” – vjen me këtë qasje këtë vit një event i cili tashmë është traditë e bukur dhe unikale e fotografisë shqiptare.

“Duel me dritën” është pra tema e këtij viti për konkursin tashmë të mirënjohur dhe mirëpritur nga e gjithë skena e artit në Shqipëri, konkurs i cili sivjet shënon edicionin e tij te 9-të. Për ata që nuk kanë qënë pjesë e eventeve të kaluara, “FOKUS” është një konkurs por dhe një ekspozitë ndërkombëtare vjetore e fotografisë artistike në Shqipëri dhe organizohet në qytetin e Fierit.
Pjesëmarrja është e drejtë e të gjithëve, pa kufizim moshe dhe konkurohet me 1 deri në 3 fotografi. Rezolucioni i fotografive duhet të jetë i lartë, te paktën 300dpi për formatin 50x70cm. Fotografitë duhet të dërgohen të shoqëruara në email me informata shtesë si: emri dhe mbiemri i autorit, titulli i fotografisë, adresa e plotë dhe numri i telefonit. Fotografitë pjesëmarrëse nuk duhet të kenë qenë të ekspozuara më parë. Ato do të selektohen dhe vlerësohen nga bordi artistik dhe nëse fituesi përzgjidhet, pranohet në ekspozitë dhe konkurim me 1 fotografi. Fotografitë e nominuara në konkursin “FOKUS 2018” do të ekspozohen më 12 tetor, në Galerinë e Artit në Fier, Shqipëri.
“FOKUS 2018” shpërblen 3 fotografitë më të suksesshme të konkursit.
Çmimin kryesor 1000$
Për dy Çmimet e tjera do të këtë dhurata jo monetare.
Printimi, paspartimi, katalogu i “FOKUS 2018” do të merren përsipër nga organizatorët.
Fotografitë pjesëmarrëse gëzojnë të drejta të plota autoriale. Fotografitë e ekspozitës nuk u dërgohen autorëve. Organizatorët ruajnë të drejtën e përdorimit të fotografive për promovimin e aktiviteteve të FOKUS.
Fotografitë mund ti dërgoni në adresën e-mail: focus@fokus-al.com
Fotografitë dërgohen edhe me: https://wetransfer.com në e-mail: focus@fokus-al.com
Afati i fundit i pranimit të punëve është 30 gusht 2018 ora: 24:00.
Për më tepër informacione vizitoni websitin e FOKUS.
Mos e humbisni!
Shih edhe:
# 2018, Albania Photographers, Bashkia Fier, EJAlbum Albania, EJAlbum Events, Fokus, Fokus Award, Fotografi, Galeria Vislon Kilica, Konkurs Fotografie
