← All articles

Franco Fontana në Shqipëri

Ekspozita, kuruar nga vetë artisti italian, vjen në Tiranë pas ekspozimit në Split, Zagreb, Beograd, Cetinje dhe Lignano Sabiadoro, Itali. Ekspozita është një projekt i Qendra për Kërkime dhe Arkivim të Fotografisë, një…

Franco Fontana në Shqipëri

Grand Tour Italia” – Ekspozitë.

Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë. 

7 Tetor – 5 Nëntor 2017

Ekspozita, kuruar nga vetë artisti italian, vjen në Tiranë pas ekspozimit në Split, Zagreb, Beograd, Cetinje dhe Lignano Sabiadoro, Itali. Ekspozita është një projekt i Qendra për Kërkime dhe Arkivim të Fotografisë, një institucion mjaft i rëndesishëm i Rajonit Friuli Venezia Giulia, me seli në Spilimberga, Itali.

Franco Fontana ka lindur në Modena më 1933 dhe konsiderohet ndër eksponentët më të rëndësishëm të fotografisë dhe kulturës italiane. Stili i tij, duke filluar prej viteve ’70 diferencohet prej esencialitetit kompozicional, bazuar në fushat e ngjyrave dhe figurave gjeometrike pothuajse perfekte. Fontana ka ekspozuar në të gjithë botën, ka mbi 400 ekspozita personale nga galeri e muze si Guggenheim New YorkGeorges Pompidou Paris, ekspozita në ZvicërItaliJaponi, etj. Është autor i mbi 40 librave fotografikë. Vjen në Shqipëri me një ekspozitë fantastike për publikun dhe artistët shqiptarë falë kontributit të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, si vazhdim i projektit Fotografia e rëndësishmë Italianë në Shqipëri. Për të mos u humbur.

Fotografia nga Eno Gace. Copyright foto: EJALbum & IIC Tiranë

Shih edhe:

Oliviero Toscani në Shqipëri
Ferdinando Scianna në Shqipëri.

# 2017Albume FotografikeArtArtistEJAlbum AlbaniaEkspozitëFotografë ShqiptarëFranco FontanaGreat PhotographersIstituto Italiano Di CulturaItaliShqiperiTirana

Stay Connected

Get exhibitions, openings and new work in your inbox.

Subscribe