← All articles

Tirana International Photo Festival 2026 - Edicioni 9

Tirana International Photo Festival 2026 - Edicioni 9

#OFFLINE - Life Beyond the Screen | Jeta Përtej Ekranit


Në një epokë ku përvoja njerëzore ndërmjetësohet gjithnjë e më shumë nga ekranet, ku algoritmet filtrojnë kujtesën, emocionin dhe vëmendjen dhe ku inteligjenca artificiale po riformëson mënyrën se si punojmë, komunikojmë dhe perceptojmë realitetin, lind një pyetje thelbësore: Çfarë mbetet nga përvoja njerëzore kur shkëputemi nga rrjeti?


Edicioni i 9-të i Tirana Photo Festival propozon temën #Offline jo si refuzim të teknologjisë, por si një akt reflektimi kritik, poetik, politik dhe vizual mbi përvojën fizike, praninë reale dhe marrëdhënien e drejtpërdrejtë me botën, trupin, natyrën dhe komunitetin.

#Offline kërkon të propozojë, të verë në qendër rikthimin e vëmendjes, kohën e ngadaltë, kontaktin njerëzor, si dhe përvojat që ekzistojnë përtej jetës dhe ndërmjetësimit digjital.