Kemi zgjedhur këtë kompani si partner dhe është një zgjedhje që na bën krenar për rezultatet e arritura ndër vite edhe në një treg të vogël por shumë potencial dhe dinamik si Shqipëria. Album Epoca lind në vitin 2001 si premium brand i kompanisë italiane Photosì spa, themeluar në vitin 1973, sot lider i padiskutueshëm në Europë në sektorin e printit fotografik. Album Epoca prodhon albume profesionale fotografike, fotolibra profesionale për evente dhe të tirazhit të lartë, korniza artizanale, print profesional për muze, ekspozita, studio apo shtëpi, aksesorë për përdorim profesional, materiale fotografike për fotostudio etj. Çdo produkt prodhohet ekskluzivisht në Itali në mënyrë artizanale dhë është mishërim i traditave më të mira dhe stilit të padiskutueshëm italian.

Sot shëmbull kudo nëpër botë për cilësinë e lartë dhe dizajnin unik. Album Epoca punon me mbi 20.000 fotografë profesionistë dhe eksporton produktet e saj në të gjithë botën, duke qënë edhe ajo në vetvete lider në sektorin e Albumeve Profesionale jo vetëm në Itali por edhe në SHBA, Britaninë e Madhe, Kanada, Spanjë etj. Natyrisht nëpërmjet EJALbum, tashmë prej vitesh Album Epoca është edhe lider i tregut shqiptar, me mbi 500 albume te prodhuara në vit nëpërmjet pothuaj 200 fotografë, studio fotografie, kompani martesash etj.

Duke hyrë në botën Epoca ti ke mundësi të bëhesh pjesë e një komuniteti mbarëbotëror dhe të kesh akses në një ambjent që stimulon dhe investon papushim në formimin dhe rritjen profesionale nëpërmjet programeve si AE Academy, Blog-ut, Portalit, Ambasadorëve dhe Testimonials si edhe të kesh akses teknologjik të avancuar ne dobi të praktikës tënde për të realizuar produkte profesionale që konkretizojnë punën tënde në sektorë si; martesa, pagëzimi, ditëlindjet, portreti, fotografia still life, moda, reportazhi, edukimi, sporti, arti etj.

DISA PRODUKTE TË ALBUM EPOCA :

Albume Profesionale

Albumi më i bukur për ditën më të bukur të jetës. HandMadeIn Italy. Stampuar në letër fotografike të disa llojeve. Cilësi artizanale e jashtëzakonshme dhe garanci për jetëgjatësine e tij nga një prodhues me famë botërore. Këtë produkt ja dedikojmë protagonistit kryesor të ditës se dasmës, nuses. Ashtu si ajo, edhe ne marrim frymëzin nga moda e momentit ne përzgjedhjen e kopertinave, llojit të letrës si dhe design-it të brendshëm. Fletët e albumit kanë një lidhje profesionale të patentuar në shkallë botërore me faqe të vazhduar dhe ngjitje në të nxehtë. Plot 560 kombinime kopertinash, glamour dhe fashion, të ndara në koleksione vjetore që ndjekin modën por duke respektuar traditën e mirëfilltë italiane, materiale si lëkura, mëndafshi, pëlhura, pleksiglasi, metali etj. Bordime të fletëve me ar, argjend apo çelik të vërtetë, fasheta metali, aplikime në swarovski, shkronja të gdhendura në metal apo lazer mbi lëkurë, etj. Të gjitha këto në formate dhe përmasa të ndryshme për të gjitha nevojat e klientëve dhe të shoqëruara nga aksesorë të ndryshëm si: albume për prindërit, albume Best Friends ose Friends për dëshmitarët apo të afëmit, kalendarë, ditarë etj. Çdo album trasportohet në një wedding box mëndafshi që mund të personalizohet me emrin e çiftit, me një targë me inçizim në metal ose valizhe lëkure.
Në fund, çdo fotograf firmos punën e tij duke gdhendur me lazer në targë emrin e studios.

Book Profesionalë

Event Book: Albumi profesional për të gjitha eventet, me faqe të vazhduar ose lidhje tipografike, në offset të plastifikuar ose në letër fotografike. Është albumi ynë profesional që me koleksionin e ri të kopertinave mbetet zgjidhja ideale për albumet e ngjarjeve të shënuara si ditëlindjet, fejesat, diplomat, pagëzimet etj.

Compat book: Libër me lidhje profesionale në letër fotografike, e njëjta teknologji me albumin wedding por me përmasa të reduktuara dhe numër më të vogël fletësh. Linjat moderne dhe thelbësore e bëjnë ndër albumet më të përdorur për book modelesh dhe prezantime arti.

EventAlbum: Për njerëzit më të rëndësishëm të planetit, kemi krijuar një produkt totalisht të veçantë, me kopertina të dedikuara dhe me cilësi të garantuar si albumet e të rriturve. Dedikuar fëmijëve dhe adoleshentëve, stampuar në letër fotografike, në përmasa dhe formate të ndryshëm, është thjesht perfekt për të fiksuar momentet që nuk do të donit t’i humbisni kurrë.

Mini Book: Me përmasa nga 6 x 6 cm deri në 6 x 9 cm, është produkti që tregon më mirë se gjithçka kreativitetin dhe teknologjinë tonë, albumi më i vogël në botë por me një cilësi profesionale, jashtëzakonisht joshës për t’u përdorur si aksesor i albumeve të mëdha apo edhe si album origjinal që mund të përdoret në të gjitha fushat e mundshme, pse jo edhe si prezantues i punës tënde si një kartvizitë gjeniale.

Frame Profesionalë

Një foto shpeshherë flet sa 1000 fjalë. Me kornizat tona artizanale, ajo foto mund të qëndroje në murin e shtëpisë sikurse në tavolinën tuaj të zyrës e të flasë me ju çdo ditë. Në dru, hekur, çelik apo akrilik, me to mund të tregoni kreativitetin tuaj duke kompozuar në çdonjërën prej tyre 1 deri në 3 foto të stampuara në letër fotografike, mat, metal apo akrilik.

Mated Prints

Mated Prints janë një produkt elegant dhe origjinal për të prezantuar në mënyrën më dinjitoze të mundshme fotografitë dhe për ti dhënë vlerën që meritojnë duke u integruar me produktet e tjera të Album Epoca, si propozim i kombinuar mes tyre dhe si alternative për një prezantim me një dizajn unik. Mund të personalizohen në bazë të nevojës ose kërkesës së klientit. Aktualisht printohen në 3 tipe letre fotografike: Mat, për një rezultat shumë afër realitetit dhe me mbrojtje kundër reflekseve, Metal me plastifikim mat, e cila i jep fotografisë një efekt të mëndafshtë dhe të ngrohtë dhe Metal me plastifikim me shkëlqim për një fotografi të rafinuar dhe elegante. Persa i përket ngjyrave te kornizave, mund të zgjidhni mes te zezes dhe të bardhës. Mund të porositen në kuti Standart ose Deluxe, kjo e fundit e abinuar me ngjyrën e bardhë ose të zezë të printimeve dhe në një material soft touch.
Një tjetër detaj i vyer është shiriti i mëndafshit në disa ngjyra dhe mundësia për ti shtuar kutisë emrin e studios krahas asaj te Album Epoca në të njëjten ngjyrë.
Mated Prints janë pra një opsion origjinal për të prezantuar fotografitë më të mira, duke mos anashkaluar faktin që jane produkt artizanal, handmade dhe pertej karakteristikave dhe detajeve, jane dicka që përmbush mjaft mirë çdo pritshmëri të klienteve tuaj.

Zgjidh të paktën 5 fotografi dhe krijo një kompozim këtu:

Usb&Box

Një zgjidhje unike për të mbajtur gjallë kujtesën e një eventi. Usb & Box është zgjidhja më e mirë për të ruajtur fotot dhe videot tuaja dhe për ti dorëzuar ato tek klientët tuaj. USB flash drive ka një kapacitet prej 16 GB, i cili është i i mjaftueshëm për ruajtjen e fotove dhe të klipit me cilësi të lartë. Teknologjia USB 3.0 siguron shpejtësinë më të mirë të leximit dhe shkrimit dhe e bën pajisjen të pajtueshëm me shumicën e televizorëve dhe kompjuterëve në treg.

Kutia është e mbuluar me një material të butë në prekje dhe zbukuruar me një fjongo që dekoron mbylljen e saj. Çdo kuti mund të personalizohet me grafika të cilat janë krijuar për ta personalizuar atë dhe vlerësuar kujtimet e mbajtura brenda saj, si edhe për ta bërë unike dhe personale.

Ju mund ta bëni Usb & Box edhe më ekskluzive duke shtuar, falas, emrin e studios tuaj. Usb & Box është e përkryer si një produkt i vetëm për të dorëzuar një shërbim por edhe si një aksesor i koordinuar dhe i përshtatur për ti dorëzuar së bashku me albume, libra fotografikë dhe printime. Është edhe mjaft e lehtë ta porosisni dhe personalizoni pasi në portal ju mund të zgjidhni opsionet e produktit dhe të shfaqni pamjen paraprake të tij në kohë reale.

Panels - Dibonds - Canvas

Ultralight panels, të lehta dhe plot ngjyra.
Zmadhime fotografike të montuara në panele ultra të lehtë në material poliestër dhe PVC (K-Foam). 6 ngjyra në dispozicion për bordet. Printuar në letër fotografike Velvet, Metal dhe Mat. Plastifikimi i letrës është edhe ai opsional: me shkëlqim ose mat. Kit prej druri për varëse në mur opsional (10 mm - në ⅓). Korrigjimi i ngjyrave në bazë të kërkesës.

Panele Dibond, të hollë dhe të fortë.
Zmadhime fotografike të montuara në panele alumini me një bërthamë polietileni (Alucobond / Dibond). Printuar në letër fotografike Velvet, Metal dhe Mat. Plastifikimi i letrës është edhe ai opsional: me shkëlqim ose mat. Varëse në mur e përfshirë (10 mm - në ⅓). Korrigjimi i ngjyrave në bazë të kërkesës.

Panelet Ultralight dhe Dibond mund të printohen në letra fotografike të Fujifilm në halide argjendi. Cilësia e printimit të fotove tuaja është e garantuar nga laboratorët tanë.

Printime në kanavacë, për ti shtuar vlera artistike fotove tuaja.
Zmadhime fotografike në kanavacë të montuara në kornizë druri. Kanavacë në material 100% pambuku printuar me bojëra uji dhe me skajet e kornizës të mbështjellë. Korrigjimi i ngjyrave në bazë të kërkesës. Të gjitha kornizat në kanavacë vijnë gati për t'u varur. Cilësia e printimit të fotografive tuaja është e garantuar nga laboratorët tanë.

Prodhojmë panelet profesionalë më të mirë, realizuar me një cilësi që vetëm një punë artizanale mund ta garantojë. Tregojmë kujdes të veçantë në prodhimin e kornizave tona, nga korrigjimi i ngjyrave, printimi e deri në fund, tek paketimi i tyre. Çdo panel apo kornizë është e punuar me dorë duke i kushtuar vëmendje të madhe çdo detaji të vetëm.

Album Epoca

Të krijosh produkte fotografike me Album Epoca është shumë e lehtë dhe ky është edhe synimi ynë. Është edhe kjo një tjetërarsye pse kemi zgjedhur këtë kompani si partner në këtë fushë të biznesit tonë. Përtej faktit që produktet e Album Epoca janë të një cilësie absolutisht të lartë dhe të pakrahasueshme me asnjë kompani tjetër sot në botë, janë edhe lehtësisht të aksesueshme për ju. Duke mos harruar që nëpërmjet programeve formuese profesionale si AE Aacademy dhe suportit të dedikuar nga një staf tejet i specializuar në fushën e dizajnit dhe fotografisë, nuk ka asnje mundësi të mos jesh në pararojë në një sektor kaq dinamik dhe në evolucion si fotografia profesionale.
Mund të krijosh çdo produkt Album Epoca duke kaluar lehtësisht në këto faza ...

Çdo produkt Album Epoca mund të personalizohet deri në detaj dhe ka mijëra mundësi dhe opsione të përzgjedhshme në momentin e porositjes. Katalogu ynë, ashtu si edhe listat e çmimeve apo udhezuesit në pdf, përmbajnë çdo detaj mbi këto karakteristika. Me kërkese mund t’ju pajisim edhe me një Creative Guide ku mund ti prekni me dorën tuaj materialet tona si dhe mund të na kerkoni edhe mostra mbi tipet e letrave të përdorshme, gjithsesi më poshte gjeni një udhëzues mbi disa specifika teknike; tipet e lidhjes, llojet e letrave, formatet dhe madhësitë, etj.

Çdo Detaj...

Arrijmë maksimumin e rezultatit duke unifikuar në proçeset tona të prodhimit teknologjitë më të fundit me cilësinë artizanale të bindur se këtë gjë vetëm dora e njeriut mund ta garantojë. Çdo produkt i yni kalon nëpër disa proçese kontrolli sepse e dime shumë mirë që diferenca për ta arritur perfeksionin vjen vetëm nëpërmjet detajeve. Dhe janë pikërisht detajet tona që bejnë atë diferencë dhe është pikërisht ky kërkim i perfeksionit që na ka kthyer në lider të tregut. Janë mbi 20.000 klientë fotografë nëpër botë dhe mes tyre mbi 200 klientë fotografë dhe studio profesionale shqiptare të cilët kanë patur rastin në këto vite ta provojnë këtë rezultat. Dhe janë mijëra çifte të sapomartuar, mijëra prindër apo edhe thjesht të apasionuar mbas atyre detajeve që bejne diferencë dhe që ndër vite kanë patur fatin të kenë ndër duar produktet tona, të cilët mund te provojnë më tej se filozofia jonë e aplikuar në ato produkte vazhdon të prodhojë emocione çdo herë një Album Epoca shfletohet apo një fotografi shikohet e printuar apo e varur në mur në një Frame ose Mated Print.