Fazat e krijimit të një albumi

1. Nëse akoma nuk je klienti ynë na shkruaj në info@ejalbum.com ose regjistrohu direkt në portalin tonë KËTU.
Stafi ynë do t’ju kontaktojë për një prezantim të produkteve, mundësive, ofertave, çmimeve, etj. dhe do ju furnizojë me të gjithë informacionin e nevojshëm përvecse do ju ndihmojë në realizimin e albumeve të para dhe sidomos të mostrave të personalizuara me fotot tuaja. Ky është vetëm fillimi; ne i konsiderojmë klientetët tanë partner të çmuar dhe krijojmë një marrëdhënie në simbiozë me njëri-tjetrin me synimin e rritjes së përbashkët. Nëse je klienti ynë dhe të intereson programi AE Membership, na kontakto menjëherë. Ti e di më mirë se kushdo efiçencën tonë dhe klimën e bashkëpunimit.

2. Zgjidh dhe personalizo lehtë produktet tona
– Zgjidh një kopertine ndër qindra kombinime duke konsultuar katalogun tonë nëse duhet të krijosh një album wedding. Mund ta bësh edhe online ashtu sikur mund të personalizosh online edhe një album event. Nëse do të çuditësh më kornizë artizanale, zgjidhi këtu dhe personalizoje direkt online . Nëse ke një histori të mrekullueshme me pak foto për të treguar, personalizo një Matted Print këtu .

      • Zgjidh produktin e duhur dhe personalizo kopertinën në rastin e një albumi. Më pas zgjidh tipin e letrës, tipin e lidhjes dhe përzgjidh fotot që do përdorësh në tregimin tënd fotografik.
      • Faqos albumin me fotot e tua. Ke tre mundësi për ta bërë këtë gjë:
        • Duke faqosur me një nga software që njeh dhe duke na dërguar filet gati për printim. Mund të të japim udhëzimet për faqosjen (crooplines), color profile etj, ose mund ti shkarkosh vetë këtu.
        • Duke faqosur direkt nga website me AE Veloce, një software profesional që me shpejtësinë e dritës krijon albumin tënd me lehtësi dhe komoditet. Është falas për të gjithë klientët tanë. Po ashtu, falas, mund të të japim programe për faqosjen si Epoca Software, AE Studio dhe Smart Albums – EJAlbum Licence. Ke pra thjesht mundësinë e zgjedhjes mes disa prej programeve më të mirë sot në treg. Të japim edhe mundësinë e trajnimit, gjithnjë falas, për të njohur këto programe më mirë dhe shfrytëzuar maksimalisht potencialin e tyre. Si edhe këshillim dhe trajnim për dizajnin, natyrisht.
        • Duke përdorur shërbimin Full Service Design – e thënë shqip: na dërgo fotot duke i ngarkuar ato ne portal me karakteristikat e albumit ose me wetransfer dhe stafi ynë, për maksimumi 2 ditë do të realizojë albumin tënd. Natyrisht ti je pjesë aktive e realizimit të tij, mund të kërkosh modifikime, të besh sugjerime, për ne rëndësi ka që sistemi të jetë efikas por çdo album të dalë ashtu si klienti e meriton; më i miri i mundshëm. Janë punë e stafit tonë mbi 2.500 projekte për albume të realizuar këto 10 vite në Shqipëri.

3. Zgjidh aksesorët e albumit apo çdo produkti që ke zgjedhur. Mos harroni asnjeherë familjarët apo miqtë e klienteve tuaj. Aq më tepër që mjafton një klik për të dublikuar një projekt dhe për më tepër, në rastin e albumeve të familjarëve mund të përdorni kuponin Concept1 për të skontuar 50% aksesorët. Mund të porosisni 2 Family Album të cilët replikojnë identikisht por në shkallë me madhësi më të vogël albumin kryesor, 2 Family Book të ngjashëm me albumin Event por kopje identike si faqosje me albumin Main, 4 Best Friends Album për deshmitarët, 10 Friends Album për shoqësuesit, 15 Mini Book si letra falenderimi, etj. Mund të shtoni një kornizë, mund të veçoni një pjesë nga shërbimi dhe të porosisni disa Mated Frames, mund ti bëni një kalendar, një zmadhim fotografik, mund të mahnisni klientët tuaj pra me dhjetëra produkte shoqëruese.
Mos harroni se keni mundësi të bordoni fletët e albumit wedding me ar, argjënd apo çelik të vërtetë, te personalizoni kutinë me foto apo targë metalike me emrat e gdhëndur, pse jo – ta dorëzoni në një çantë elegante lekure. Albumet Event dhe New Event mund të personalizohen me kuti premium, me faqet e brëndshme me material të njëjtë me kopertinën, etj.
Mos harroni edhe të firmosni albumet tuaja me emrin e studios të gdhendur në lazër krahas emrit të Album Epoca. Jeni artistë, artistët firmosin përhere punët e tyre, në rastin tonë ajo do ngelë e gdhendur përgjithmonë jo vetëm mbi album por ne kujtesën e klientëve tuaj.

4. Porosisni direkt online albumin ose konfirmojeni ate me shërbimin tonë të klientit mbasi keni marrë pdf proof, provën e dizajnit dhe të color correction, një tjetër shërbim i yni falas për ju. Do ju njoftojmë ne për çdo fazë të prodhimit ose mund ta kontrolloni ju vetë në portal dhe menjëherë sapo albumi të jetë në Shqipëri, do e dorëzojmë ne në studion tuaj. Me kërkesë mund ta dorëzojme edhe direkt tek klientët tuaj në Shqipëri ose në Itali. Dhe mos harroni që ju nuk keni asnjë kosto për trasportin i cili është i përfshirë në çmimin e albumit. Pra është përherë falas. Dhe si çdo shërbim apo produkt në EJAlbum, keni garancinë “I kënaqur ose i Rimbusuar”. Për çdo pakënaqësi apo difekt për fajin tonë, rimbursojmë menjëherë, në çast. Duke ribërë produktin ose duke kthyer pagesën. Të gjitha produktet tona kanë garanci europiane nga prodhuesi i tyre. Janë prodhuar me standartin më të lartë të mundshëm por njëkohësisht janë krejtësisht të garantuar për 2 vjet, sipas garancisë europiane dhe për të gjithë jetën, sipas standartit tonë.

5. Me kërkesë, për të finalizuar punën tuaj dhe shtuar gamën e produkteve që i propozoni klienetëve, përtej aksesorë që përmendëm më sipër, mund të printojmë zmadhime në letër fotografike, nga kartolina 10×15 cm deri në madhësi 70×100 cm, gjithmonë në C-Print dhe gjithmonë në letra fotografike me cilësi te larte dhe me korrigjim ngjyrash. Më tej, dhe mund të montojme fotografitë tuaj në suporte si; Piuma (K-Foam) me ose pa bordim, në Legger me disa lloje bordimi, në Alumin 5-10 mm, Dibond, Canavacë me ose pa kornizë, Pleksiglas, etj. Gjithmonë me cilësinë më të lartë të mundshme dhe në standart me albumet tona fotografike. Mund ta përdorni këtë gjë për të rritur oferten tuaj komerciale por pse jo edhe për të finalizuar punë të ndryshme në portfolio, printime per mostra, katalogë dhe për të arreduar studiot dhe showroom-et tuaj dhe pse jo edhe për të realizuar ekspozita fotografike me projektet tuaja më të mira.

6. Shërbimi ynë i klientit është mënyra më e mirë për tu njohur me botën tonë por njëkohësisht edhe për t’ju ndihmuar në çdo fazë të realizimit të një projekti apo produkti. I strukturuar me një suport pothuaj 24 orë në chat, online nga websiti albumepoca.com dhe me bazë në Itali, si dhe me shërbimin in office, pra direkt nga zyra jonë në Tiranë gjatë ditëve të javës, nga ora 09:00 deri në orën 19:00 ose 24 ore me email në info@ejalbum.com ka krijuar pra mundësinë të jemi në një kontakt të vazhdueshëm dhe t’ju suportojmë maksimalisht në fluksin tuaj të punës të cilin e njohim shumë mirë dhe jemi në gjëndje ta kuptojmë menjëherë. Mos hezitoni pra të përdorni të gjitha mënyrat e mundshme për të kerkuar ndihmën dhe suportin tonë. Mos harroni edhe që showroom-i ynë në Tiranë është krijuar për t’ju dhënë mundësinë ta përdorni çdo herë keni nevojë për një takim me klientët tuaj apo për ti treguar atyre më afër dhe konkretisht ofertën tuaj të gjërë me produkte Made in Italy.