Jeta është e përbërë nga emocione dhe puna jonë është të kthejmë këto emocione në kujtime të mrekullueshme, të prekshme, të rijetueshme përherë. E bëjmë këtë gjë duke ju dhënë akses dhe mundësi të printoni kujtimet tuaja në mijëra produkte të ndryshme ku dizajni më i mire Made in Italy takon kreativitetin tuaj pa limit dhe transformon pra fotografitë tuaja në fotolibra, kalendarë, kartolina, poster, objekte arredimi per shtëpitë apo zyrat, korniza, çanta, bluza, aksesorë etj.

Në studiot e partnerëve tanë, apo online, në desktop nepërmjet MyComposer apo EasyPrint dhe mobile nëpërmjet Photosi App, ju keni mundësi të krijoni vetë produkte fotografike të personalizuara dhe ti tërhiqni ato në një nga pikat tona. Ose të zgjidhni komodisht dërgesën për në shtëpi. Disa nga mijëra produktet tona të personalizuara:

Fotolibri Racconti:

Një album i mrekullueshëm për të përmbledhur kujtimet e tua më të rëndësishme dhe sidomos për të treguar ditët e çmuara të jetës nëprmjet fotografive profesionale dhe amatoriale duke i lidhur ato në një libër cilësor dhe me një dizajn që i afrohet shume fotolibrave profesionalë. Me kopertinë të fortë (hard cover) dhe printuar në letër fotografike.

Fotolibri Eventi:

Ideal për të treguar një udhëtim të paharrueshëm, per te permbledhur nje arkiv, per te printuar në një tregim fotografik pasionet tuaja. Me lidhje tip broshurë, me letër tipografike me ose pa plastifikim UV, kopertinë të fortë (hard cover) printuar në letër fotografike ose ne stof dhe me “xhaketë” po në letër fotografike, si një libër antik dhe modern njëkohësisht i cili duke u shtuar në çdo event apo projekt mund të bëhet kolana e jetës tuaj nëpërmjet fotografive personale.

Fotolibri Attimi:

Një produkt easy por në unikalitetin e tij mund të perdorët në mënyrë kreative për të krijuar modelin e një reviste, katalogu dhe pse jo, një libri kujtimesh. Me kopertine te butë (soft cover) dhe lidhje tip broshurë. Printuar në letër tipografike mat ose me plastifikim dhe mbrojtje UV.

Fotolibrat Spirophoto, PhotoAlbum dhe fotolibra nga iPhoto:

Nëse koha nuk të premton për te faqosur dhe lidhur kujtimet e tua në një dizajn të dedikuar, keto janë produkte ideale të cilat krijohen automatikisht nga iPhoto ose nga MyComposer per më pak se një minutë por që si rezultat kanë realizimin e një fotoalbum të mrekullueshëm printuar në letër tipografike offset me ose plastifikim UV ose letër fotografike me shkëlqim ose mat (Spirophoto). Ky i fundit mund të përdoret mjaft mirë edhe në prezantime produktesh apo në prezantimin e një projekti përpara një bordi.

Printime fotografike dhe zmadhime profesionale:

Mund të printojmë kujtimet tuaja në çdo formë dhe çdo madhësi, duke filluar nga kartolina 10×7 cm deri në zmadhime 70×100 cm, gjithmonë në teknologjinë c-Print dhe gjithmone në letër fotografike të cilësisë së lartë, psh. DPII me color correction profesionale. Me kërkese printojme edhe zmadhime ne plotter, gjithmonë në cilësi fotografike.

Foto Kalendarë:

Me qindra kombinime të ndryshme dhe grafika për përdorim personal ose business, ky produkt realizohet në variantet kalendar muri mujor, tremujor ose edhe vjetor ne disa madhësi që shkojnë nga 20×30 cm deri ne 50c70 cm, kalendarë tavoline, ditarë, axhenda, foto planning etj.

Kartvizita, ftesa, kartolina, fletëpalosje etj.

Printuar në disa lloje letrash dhe mënyra printimi dhe sidomos me garancinë e një cilësie printi të paarritshëm nga tregu shqiptar, një cilësi fotografike. Dhe sidomos unike në llojin e saj për mundësinë e krijimit të nje produkti të vetëm, pra duke filluar nga një kopje. Kështu keni mundësinë të na provoni, nëse jemi vërtetë më të mirët, mund të prodhoni paketën tuaj të plotë, në të kundërt, kopja juaj e provës është dhuratë.

Fotoide. T-Shirt, stampa mbi tekstile, puzzle, mouse pad, pets products, phone & tablet covers, etj.

Mbi 2000 produkte të gjitha në cilësi fotografike me të vetmin limit; kreativitetin tuaj.

Home decor. Korniza, zmadhime fotografike në piuma, pleksiglas, kanavacë, foreks, etj.

Printime mbi aksesorë kuzhine, zyre apo tavoline, printime mbi tekstil të aplikuar në çarcafë, mbulesa, plaid, dekorime, etj. Është e pafund gama e produkteve fotografike të aplikuara në arredim. Një shtëpi apo një zyrë e personalizuar me fotot tuaja është patjetër një ambjent unik dhe plot personalitet.

Vlen për tu veçuar këtu një sektor mjaft i rëndësishëm dhe në zhvillim si ai i printit fotografik profesional, i cili mungon pothuaj plotësisht në Shqipëri. EJAlbum, pikërisht nëpërmjet kompanisë italiane Photosi por edhe partnerëve të tjerë, i ka dhënë akses shumë fotografëve dhe artistëve shqiptarë dhe veçanërisht studiove fotografike dhe atyre të dizajnit, ta kenë atë komodisht në përdorim dhe ta propozojnë për tregun vendas.

Keni mundësi dhe akses pra nëpërmjet EasyPrint të porosisni direkt produkte profesionale të dedikuara fotografisë dhe ekspozimit të saj. Print fotografik i çertifikuar CE dhe mjaft i kërkuar për portfolio, ekspozita, arkivim etj. Zmadhimet dhe sidomos montimet në materiale unike dhe në cilësi absolutisht të paarritshme nga tregu vendas realizohen on-demand, pra në kërkesë të institucionit dhe klientit. Kjo ju jep mundësinë të konkuroni në tender publikë dhe privatë dhe të printoni profesionalisht në cilësi fotografike profesionale. Më tej veçojmë printimet në c-print deri ne 70×100 cm në disa lloje letrash edhe në Fine Art dhe të montuara në alumin, piuma (k-foam) me ose pa bord, legger, dibond, pleksiglas etj. E gjithë kjo përmbush një filozofi të kësaj kompanie e cila përmblidhet në misionin e saj: Art Into Art.

Për çdo pyetje apo dyshim që mund të keni mos hezitoni aspak të shkruani KËTU. Do t’ju përgjigjemi në kohën më të shkurtër të mundshme.