Jonid Koritari

Jonid Koritari

Events Manger / Sound Engineer / EJAlbum 360

Mbase e keni hasur më shumë me emrat e tij të artit, Dj Jonko dhe Project 22. Jonidi mund të konsiderohet mjaft mirë si kolona zanore e EJAlbum dhe forca pas së cilës fshihet kërkimi deri në detaj i komunikimit tonë audiovizual. Ai është një DJ profesionist dhe produktor muzike, diplomuar në të famshmen “Academy European Disc Jockey” në Milano në vitin 2005, por gjithashtu është edhe organizator eventesh dhe profesor i DeeJay Akademi Robert Radoja, akademi e themeluar nga ai vetë në vitin 2008, menjëherë mbas kthimit nga Italia. Hobi i tij është peshkimi, jo në sensin figurativ të fjalës, është vërtete një peshkatar profesionist. Gjithsesi nëse do ta pyesni për veten e tij do t’ju thotë, natyrisht në anglisht: “I like creating music and never get tired of it.Because music feeds my soul”.

  • Share