EJAlbum in Albanian Wedding Magazine

EJAlbum in Albanian Wedding Magazine

Post published only in the original language (albanian):

Është një ditë e vetme por kujtimet e saj do të shoqërojnë gjithë jetën. Ndërtohet me shumë sakrifica por edhe me një gëzim të pamasë. Ka emocione të panumërta në çdo çast të zhvillimit të ceremonisë por edhe përpara saj. Ka emocione në zgjedhjen e fustanit, vellos, aksesorëve, kostumit, ftesave, konfetave, luleve. Ka emocione në zgjedhjen e restorantit, menusë, dekorit etj. 

Ajo që EJAlbum kërkon është që këto emocione të mos i harrosh kurrë. Dhe ka vetëm një send që mund të mbyllë brenda të gjitha emocionet e tua: është albumi yt i dasmës. Madje ne tashmë e quajmë syndyk i çmuar arturinash. Pikërisht si ato syndykët e vjetër, albumet tona ndërtohen për të të shoqëruar gjithë jetën tënde. Kemi ngritur një ambjent në Tiranë dedikuar plotësisht albumit të dasmës. Bashkëpunojmë me fotografët më të mirë në Shqipëri. Realizojmë çdo album krejtësisht në Itali, vendi që i ka shpikur dhe që i vesh me modë, design dhe përjetësi. 

Ti mund të zgjedhësh ndërmjet katër formatesh në 5 madhësi të ndryshme. Mund të zgjedhësh ndërmjet qindra kopertinash të mrekullueshme. Mund ta personalizosh akoma më tepër me aplikime në swarovski, fjongo mëndafshi, fasheta metalike, iniciale në lazer, prarim të fletëve në ar ose argjend, valixhe, kalendarë, albume për prindërit, të afërmit, miqtë etj. 

Në çdo rast albumi yt do jetë unik dhe i papërsëritshëm. Do realizohet nga duart e 200 artizanëve dhe do jetë i garantuar për cilësinë më të mirë të mundshme nga kompania prestigjoze Album Epoca. Përveç kopertinës kjo kompani ka patentuar në shkallë botërore një lidhje në të nxehtë që e kombinuar me letrën fotografike më të mirë në botë e bën albumin tënd të përjetshëm. Jemi munduar gjithashtu që krahas cilësisë së padiskutueshme t’i përmbahemi edhe çmimeve, në mënyrë që askush, në asnjë mënyrë, të mos privohet nga një produkt kaq i dëshiruar dhe i domosdoshëm.

Falenderojmë revistën “Dasma Shqiptare” për këtë bashkëpunim që sapo ka filluar dhe që do vazhdojë duke u shtuar në të ardhmen si dhe për mundësinë që na jep për t’ju treguar edhe një herë, ashtu siç e bëjmë gjithmonë edhe nëpër paniret që organizojmë, forcën dhe pasionin tonë. 

 

Julinda Mbrica, EJAlbum PR

Related posts:

EJAlbum & Fotopasion Magazine

  • Share:
, , , , , , , ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.