29 Mars, 2024 EJAlbum Albania

“ËNDËRR METALURGJIKE” Finissage

Ditët e fundit për të vizituar ekspozitën “Sogno Metallurgico / Ëndërr Metalurgjike”, ekspozitë personale e artit Ardian Isufi. Një projekt i Regione Puglia dhe Fondazione Pino Pascali, realizuar në bashkëpunim me EJAlbum nën kurimin e Gaetano Centrone me drejtor te projektit Elton Koritari.

Ekspozita ka qendruar e hapur prej datës 17 shkurt deri në datën 31 mars 2024 pranë Qendra e Artit Kursaal Santalucia, Bari, Itali. Finissage: ditën e marte, datë 4 prill 2024, prej orës 16.00 deri në orën 20.00. Një artist talk do të organizohet në orën 18.00. Hyrja e lirë për të gjithë.

Bashkë me interenarin e ekspozitës, e cila pëfshin 12 vepra të artistit, në një shfaqje speciale në sallën e Teatrit do të projektohet video “Anti-Homazh” (14′, 2015) dhe në orën 18.00 në Sala Giuseppina, do të zhvillojmë një takim të hapur për publikun në dialog me Ardian Isufin, mbi thelbin tematik të ekspozitës dhe shkëmbimet Itali-Shqipëri. Marrin pjesë në panele Drejtorin i Akademisë së Arteve të Bukura Bari, Giancarlo Chielli dhe Drejtori i Akademisë së Arteve të Bukura Foggia, Pietro Di Terlizzi. Eventi do të hapet me një përshëndetje nga Aldo Patruno, Drejtor i Departamentit të Turizmit, Ekonomisë së Kulturës dhe Vlerësimit të Territorit të Rajonit të Pulias; nga Micaela Paparella, Këshilltare për Politikat për Vlerësimin e Trashëgimisë Historike, Artistike dhe Arkitekturore dhe projekteve kulturore të Bashkia Bari si edhe Giuseppe Teofilo, Drejtor artistik i Fondacionit “Pino Pascali”.

Për info dhe materiale rreth ekspozitës: