Hapësirë Alternative e Artit Bashkëkohor
Kemi kënaqësinë t’Ju komunikojmë dhënien e Çmimit “ONUFRI REMADE – SPECIAL PRIZE” në kuadër të edicionit #OPEN të ekspozitës së mbajtur pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës gjatë datave 12-25 Shkurt 2020. Çmimi u dha në këtë periudhe për shkak të mbylljes të muajve të shkuar. Eventi u zhvillua pranë Studios së Skulptorëve, Rr. Komuna e Parisit ditën e martë, datë 14 Korrik 2020, ora 11.00.
SPECIAL PRIZE
Artist: VLADIMIR MYRTEZAI-GROSHA
Vepra: Repast / Vakti Instalacion miks (teknikë e përzjerë) / Materiali: Këmbaleta dhe suprinë druri, pëlhurë tavoline, servis tavoline, korniza druri, vazo metali, bimë fasuleje, pleh. / Koleksion i artistit.
Teksti: “Ky reagim vjen nga një raport alarmues i shoqërive përkundrejt kënaqësive që kanë të bëjnë me përditshmërinë. Një shoqëri që në gjithëdukjen e saj është e mbivendosur në thirrje të parë ndaj gostisë së të ngrënit të vaktit. Një fenomen i përgjithësuar si një kulturë në rritje ndaj kulturës së thelluar drejt shijes dhe kënaqësisë. Por ndërkaq një raport kërcënues ndaj asaj që quhet balancë kulturore, ushqim shpirtëror apo lojë e mendjes. Ndërmjetësimi përmes teksteve, si evokim për të ndërgjegjësuar kulturë dhe, një procesi biorganik që serviret mbi një platformë të improvizuar ndërhyrjesh, të cilat venë në lëvizje procesin e të menduarit dhe reflektimin si nënkuptim i një lloj metafore, në qendër të të gjithë kësaj ndërvarjeje ndërhyrëse në instalim.”
Rreth “ONUFRI REMADE”
Qartësisht e inspiruar nga “Marcel Duchamp” që nga titulli, kjo ekspozite evokon një spostim të masës kritike në favor të artistëve duke i vendosur ata në një pozicion ambivalent: Është koha për të dalë nga rreshtat, për të bërë zhurmë, për të bezdisur, për të reflektuar, për të dialoguar, për të krijuar hapësirë, për të zaptuar hapësirën e munguar. Është koha për të tentuar. Onufri e ka këtë mision, e ka patur përherë dhe është koha për ta rikthyer.
Artistë / Pjesëmarrës:
#OPEN – Albes Fusha / Edmond Gjikopulli / Ergys Krisiko / Eliza Hoxha / Elvis Dako / Ervin Bërxolli / Fatos Lubonja / Florian Haxhihyseni & Altin Lika / Harri Aleksi / Olsi Qazimi / Osman Demiri Rubin Kadija / Sadik Spahija / Vladimir Myrtezai (Grosha) / Ylli Xhaferri / Yllka Gjollesha Penelope’s Webs: (Beskida Kraja / Clioevi / Dimitra Hanioti / Petrova Margarita) – Eugenio Tibaldi (Curator Ajola Xoxa) – Ilia Terpini / Safo Marko / Shyqyri Sako (Curator Genti Gjikola). #OPENPARALEL “ME WE” Contemporary Art Center, Korçë Albania Artists: Eliza Hoxha / Florian Haxhihyseni & Altin Lika
Kuruar nga: Ardian Isufi / Elton Koritari
#ONUFRIREMADE / #OPEN / Hapësirë Alternative e Artit Bashkëkohor / Një projekt i EJAlbum / “Galeria Kombëtare e Kosovës” / / / Në bashkëpunim me “Universitetin e Arteve”, Tiranë dhe “MeWe” Qëndra e Artit Bashkëkohor, Korçë.
Për informacione të mëtejshme, intervista apo për materiale shtesë mund të kontaktoni me zyrën tonë të komunikimit. Një “press kit”t me materiale dhe informacione rreth ekspozitës mund të shkarkohet edhe në websitin tonë zyrtar.
Web: www.onufriremade.com / Email: info@onufriremade.com
EJAlbum: info@ejalbum.com / Tel. +355 4 5629632
Kuratorët: A.Isufi / E.Koritari: +355 68 2076357 / +355 69 6472272
Artisti fitues: Vladimir Myrtezai-Grosha: +355 692065204 / vmyrtezai@yahoo.com
Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj!