Janë klientë të EJAlbum pjesa më e madhe e fotografëve profesionistë në Shqipëri. Investojmë tek fotografët profesionistë ofrojmë një sërë produktesh dhe shërbimesh për të rritur vizualitetin, cilësinë e punës dhe prezantimit e saj tek klientët e tyre. Ka një faqe informative në portalin tonë për ta, organizojmë workshop-e të ndryshme gjatë vitit, takime me fotografe te afirmuar, asistencë në post prodhim etj. Nëse jeni fotograf, për t’u regjistruar si klienti ynë mund të dërgoni një email, të telefononi apo të plotësoni kërkesën në në zonën e dedikuar klientëve tanë. Keni mundësi të zgjidhni një bashkëpunim me ne duke filluar nga profili si klientë deri në shërbimet business të AE Membership dhe AE Marketplace.

Është e këshillueshme rezervimi i një takimi pune me agjentët tanë të shitjeve dhe marketingut të cilët përveç konsulencës mbi produktet dhe shërbimet, kanë mundësinë t’ju asistojnë konkretisht në porositë e para në mënyrë që të automatizoni sa më shpejt proçeset e fluksit të punës.

Prezantojmë në nivel distribucioni dhe asistence për tregun shqiptar dhe klientët tanë, kompani të kalibrit tepër të lartë, si: Hasselblad, Canon, Nikon, Profoto, Eizo, Manfrotto, Canson etj.