Bora Baboçi

Last Stroke of the Heel

2015, Albania

 

About Bora Baboçi

Ka lindur në vitin 1988. Tani për tani është e fokusuar në studimin
dhe aktualizmin e kulturës popullore ndërmjet arkitekturës,
antropologjisë dhe artit pamor. Pas kryerjes së studimeve jashtë
vendit u kthye në Shqipëri, ku për disa vite u angazhua në studimin
e arkitekturës së zonave informale, folklorit dhe mitologjisë.
Aktualisht punon si as. profesore në Universitetin Teknik të Berlinit.
Vepra për Imago Mundi-n është bazuar në vallen çame “Osman
Taka”, pjesë e trashëgimisë popullore. Duke larguar gjuhën e
drejtpërdrejtë, duke abstraguar me simbolet kombëtare dhe
gjinore, si dhe duke thyer grafikisht ritmin e veshjes popullore,
fustanellës, puna thekson çlirimin e balerinit nga referimet e tij të
të ndërgjegjshmes dhe hap rrugën drejt lirimit të trashëgimisë së
gjesteve.

Collection

Albania / Knots

Artwork info

Materials

graphic drawing

  • Share: