Pressura është një koloni nomade artistësh dedikuar fotografisë sociale. Fotografët apo artistët e angazhuar në projekt, zhvillojnë një sens thellësisht të orientuar drejt narracionit (storytelling) si një mjet sa antik aq edhe modern, për të treguar realitetin shpeshherë kompleks të rajonit tonë, si edhe të luftojnë dizinformimin publik duke autentifikuar realitetin sipas etikës dhe ndërgjegjes së tyre. Mue tej, duke krijuar një ambjent me karakter të thellë formativ por njëkohësisht duke favorizuar shkëmbimin kultural dhe profesional mes fotografëve – me qëllimin për të forcuar shpirtin kritik të tyre – Pressura ka ambicien të bëhet një lëvizje e mirëfilltë artistike dhe etike dhe të ndihmojë këtë klasë profesionistësh të orientohet drejt fotografisë sociale – si një sensibilitet artistik dhe një qëndrim drejt realitetit historik social bashkëkohor. Pressura është një urgjencë e artit shqiptar për të zhvilluar premisat për krijimin e një fotogazetarie të prirur jo vetëm drejt lajmit, por drejt kontekstualizimit të tij dhe analizës autoriale.