Shqipëria 1921 – Eugène Pittard në Shkodër

23/04/2026

Pas hapjes me sukses në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë, si edhe prane Qendra Piramida, ekspozita ‘Shqipëria 1921 – Eugène Pittard’ vjen tani për publikun në Shkodër.

Shkodra ishte ndalesa e parë e akademikut zviceran në Shqipëri.

Ekspozita do të jetë e çelur në sheshin para Bashkisë Shkodër prej datës 23 prill 2026 deri në datën 7 maj 2026.

Ceremonia e hapjes së ekspozitës do të mbahet ditën e merkurë, datë 22 prill 2022 pranë Kinema Republika, Shkodër.

Hyrja është e lirë. Jeni të gjithë të ftuar!

SHKODRA

« Vizitoj një shtëpi pa dritare, një hapësirë e hapur e vogël nën çati, pa asnjë mobilje. Shtruar me dërrasa. Fshatarët flenë të gjithë së bashku përtokë pa as edhe një batanije. Mjerimi më absolut. Prifti vjen. Një françeskan trupmadh i admirueshëm që drejton shkollën : Qeveria donte t’i mbyllte shkollat, por ai e vazhdon mësimin pa pagesë. Pyetjes: A do të shkonin njerëzit e Prekalit në Shkodër për të marrë misrin e tyre ? Ai përgjigjet: me shpejtësinë e rrezeve të diellit… Një grup të mjeruarish me lecka. Eugene kërkon t’u përkthejnë se Lidhja e Kombeve po u dërgon misër dhe se shpresojmë se do të mbërrijë së shpejti. Eugene bën fotografi. Ne
i veshim menjëherë me këmishat e reja. Ato zënë vendin e leckave që meritojnë vetëm të digjen…
U nisëm nga Puka në orën 7. Mot shumë kërcënues, erë e akullt. Në Han mësojmë se një grua e vjetër e cila vinte nga Dushka (Dushi) në Pukë për të marrë një këmishë vdiq rrugës në kthim. Ndalojmë tek një kontroll xhandarmërie. U themi disa njerëzve shumë të varfër të vijnë në Gomsiqe për të marrë këmisha.
Mbërritëm në Gomsiqe në orën 2, pa ndaluar. Drekë në shtëpinë e priftit. Shpërndarje e këmishave. Njerëz të leckosur. Lamë pëlhura pambuku për familjen e gruas që vdiq. Kthehemi në orën 4 e 30. E pamundur të kalojmë Drinin që është fryrë. Marrim një varkë të vogël që fut ujë. Duke kaluar fushën e Drinit, vëmë re dëmet e
lumit i cili merr me vete tokën e punueshme, zvogëlon hapësirën e fushave, shkatërron të mbjellat…”

Hélène Pittard (Noëlle Roger). « Udhëtim në Shqipëri », Mars-Prill

  1. Biblioteka e Gjenevës.

Shikoni Dokumentari ketu :

Foto nga eventi

Evente të tjera :

Eugène PITTARD – Workshop

Eugène PITTARD në COD- “Shqipëria 1921”