“On Friendship” is an interactive contemporary dance performance and art installation that interprets friendship as “a way of life” through an intimate choreography, thought-provoking text passages, and an engaging get-together to explore themes of solidarity, trust, and resistance. Join us for these one-of-a-kind experiences, where we come together to immerse in performances and reflect on the importance of friendship.
Urime nga EJAlbum!
Në çastet e fundit të këtij viti, urojmë që ky mesazh t’ju gjejë mirë pranë familjes dhe të dashurve tuaj dhe para një tavoline të shtruar për festë. Si përherë duam të ndajmë me ju një kartolinë dhe një urim të sinqertë për Vitin e Ri 2025. Për ne, nuk do të ishte realisht një festë nëse nuk do t’j ju falenderonim, jo vetëm për këtë vit që po përfundon por për të gjitha vitet e kaluara së bashku.
Në nderim të Paul Lowe
Organizuar nga: Pressura Nomadic Art Colony dhe Gallery Of Contemporary Art Tirana
Komunikatë për shtyp:
29.10.2024 – 18.30
Mbyllja e ekspozitës
Në nderim të Paul Lowe
PRESSURA IS BACK
PRESSURA rikthehet sërish në skenën shqiptare me një ftesë për angazhim akoma më të thellë prej fotografëve shqiptarë drejt Fotografisë Sociale, pikërisht sepse Pressura ndjek praktikat më të mira bashkëkohore botërore duke u mbështetur mbi fotografinë sociale dhe impaktin e saj afatgjate në shoqëri.
KEEP CALM AND SMILE
Titulli i këtij projekti ambicioz të fotografit Korab Basha, fjalë për fjalë mund të përkthehet “Qëndroni të qetë dhe buzëqeshni”. Basha ripërdor dhe riinterpreton sloganin e ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar i cili gjatë luftës së dytë botërore motivonte britanikët për të qëndruar të qetë dhe për të vazhduar, për të ecur, për të mbajtur gjallë optimizmin, pavarësisht kërcënimit të afërt të pushtimit nazist.
BEHIND THE CURTAIN THERE ARE OTHER CURTAINS
Në këtë ekspozitë – një ndërhyrje specifike nga Naim Spahiu në hapësirat e Open Art Gallery në Prishtinë – hasim në një cikël të ri punësh dhe territoresh të paeksploruara më parë ku teknika dhe materiali janë të lidhura ngushtë me një proces të gjatë dhe në fund rezultojnë në një manifest publik të artistit.
“ËNDËRR METALURGJIKE” Finissage
Ditët e fundit për të vizituar ekspozitën “Sogno Metallurgico / Ëndërr Metalurgjike”, ekspozitë personale e artit Ardian Isufi. Një projekt i Regione Puglia dhe Fondazione Pino Pascali, realizuar në bashkëpunim me EJAlbum nën kurimin e Gaetano Centrone me drejtor te projektit Elton Koritari.
Read more
ARMANDO BABANI – EFEKTI I KONFLIKTIT
Një fëmijë “i burgosur” në shtëpinë e tij nga një përmbytje, karvane të pafund refugjatësh të sfinitur, Edi Rama artist me kapuç si një adoloshent përpara një pjate makaronash, Schumacher i lodhur dhe i deluzionuar pas një gare, busti i ish diktatorit jo më në kembë me turmën sipër, mijëra litarë të varur për njerëz të dëshpëruar që braktisin vendin tonë. Read more
Tirana Castles
“Kalatë e Tiranës – Guida për Fëmijë dhe të Rritur” mundëson njohjen e Kalave dhe Fortesave të qytetit të Tiranës, si objekte të Trashëgimisë tonë Kulturore. Këto guida egzistojnë në dy forma; fizike dhe digjitale. Skanoni qr-codet më lart për ti shkarkuar ato në versionin digjital. Realizimi i të gjitha vizatimeve dhe ilustrimeve të guidave është bërë përmes angazhimit të artistëve të rinj nën udhëheqjen e një stafi akademik të përbërë nga arkeologë, historianë dhe edukatorë. Gjithshka është menduar të lehtësojë pjesëmarrjen në një çelës gjithëpërfshirës, të fëmijëve por edhe të të rriturve. Skanoni qr-codin tjetër dhe njihumi më mirë me ne. Ndërkohë, shijoni edhe vizitën në këtë kala!