Njoftim për të gjithë klientët tanë:
Kompania jonë ka kufizuar veprimet në zyrat dhe showroom-in në Tiranë.
Punonjësit dhe bashkëpunëtorët tanë punojnë nga shtëpia.
Morëm këtë vendim duke pasur parasysh urgjencën e krijuar prej koronavirus dhe tentativën për të ndaluar përparimin e Covid19 në Shqipëri. Shpresojmë se do të jetë një periudhë e shkurtër, por ju informojmë se zyrat tona nuk do të hapen para datës 5 Prillit 2020, një periudhë që përkon me inkubimin e nevojshëm të kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Shpresojmë të jemi minimalisht të dobishëm për situatën dhe ftojmë të gjithë klientët tanë që edhe ata brënda mundësive të punojnë nga shtëpia. Ne gjithashtu mund t’ju ndihmojmë në këtë drejtim. EJAlbum posedon të gjithë teknologjinë e nevojshme për të menaxhuar një biznes dhe një team për të punuar nga distanca. Do të ishim të lumtur, nëse keni nevojë, t’i ndajmë këto mjete me ju.
Urojmë se duke vepruar kështu, do të ndihmojmë njerëzit e moshuar dhe të brishtë të mos e ekspozojnë veten në rrezik dhe do t’i shërbejmë vendit tonë për të kaluar këtë situatë në një periudhë të shkurtër dhe pa dëme të tepërt.
Ne kemi besim se gjithçka në fund do të vejë mirë.
Ju njoftojmë gjithashtu se fabrikat tona në Itali punojnë me kohë të plotë dhe se prodhimi vazhdon pa probleme të mëdha. Në këtë drejtim, ne i dërgojmë një përqafim të gjithë punonjësve të Photosì dhe Album Epoca të cilët janë në pararojë duke punuar në këto kushte dhe garantuar shërbimin dhe produktet e tyre të mrekullueshme për të gjithë ne. Forca vajza dhe djema!
Persa i përket punës tonë, do mbajmë si përherë kontakt përmes faqes sonë të internetit, portalit online dhe përmes kanaleve të komunikimit, postës elektronike, telefonit, WhatsApp etj. Ne jemi në dispozicionin tuaj për gjithshka, ekipi ynë punon nga distanca, por punon si përherë.
Për urgjenca dhe situatat për të cilat prania në dyqanet tona është thelbësore, për dërgesat ose për nevojën për materiale të ndryshme, në çdo rast është e mundur që dikush gjithashtu t’ju shërbejë nga zyra, natyrisht duke prenotuar më parë.
Momenti është shumë i vështirë por si gjithmonë, kemi besim në aftësitë tona dhe shpirtin tonë sipërmarrës. Të gjithë jemi në të njëjtën barkë dhe të gjithë po lundrojmë drejt një të ardhmeje që do të jetë më e mirë se ditët që po kalojmë. Na duhet të punojmë për këtë. Kujtimet janë të rëndësishme për klientët tuaj dhe ata janë gjithashtu komuniteti që ju mbështet përherë, jo vetëm në periudha si kjo. Punoni për ta, ne do punojmë për ju. Le t’i sjellim klientëve tanë dritën e kujtimeve në këto ditë të errëta. Nëse keni nevojë që të jetë e printuar nga ne, ne jemi këtu. Si përherë.
Faleminderit dhe #qëndroninështëpi sa më shumë që të jetë e mundur.
EJAlbum