Ardian Pepa Solo Show në FAB | UART

Jetojmë në një botë perceptimesh, një botë ku zakonisht gjithçka e ndajmë në kontraste të forta dhe kufij ekstremë të “bardhë e zi”. Shpesh ndodh që të jemi “në njërën anë të historisë”, sepse, le ta pranojmë, të gjithë mendojmë se kemi të drejtë (dhe ai, ajo apo ata, gabojnë), rrallë vendosemi në vendin e tjetrit!
Zakonisht, një histori e vogël apo e madhe nxirret nga ekuilibri i vërtetë i ngjarjes, ose informacioni komunikohet gabim nën presionin e paragjykimit të krenarisë njerëzore, dhe në përgjithësi ka mendime të ndara mbi shumë subjekte, ndërsa disa fakte kalojnë pa u vënë re.
Ardian Pepa shqyrton rrethana vizuale të ndërmjetme: gjurmë historike, personazhe reale apo mitologjike, territore të gjurmuara dhe të pagjurmuara… Ai thjesht e shtyn vëzhguesin të ndërveprojë me veten e tij dhe me receptorët e tij të kujtesës. Rrugëtimi i tij nuk ka të bëjë me momente përfundimtare, por me procese të paqëndrueshme, madje edhe në zona dhe territore të paqarta.
Sidoqoftë, instalacionet dhe skulpturat e artistit, në hapësira të dedikuara (site-specific), janë strategji imazhesh të ngjeshura ose larmi informacionesh vizuale, të cilat publiku duhet t'i kuptojë ose zgjidhë me analizë logjike… ndoshta edhe jologjike.
Historitë janë atje!… Gjejini!!!… Ndërtoni kontekstet bazuar në përvojën tuaj, duke marrë parasysh jo vetëm njërën anë të historisë, por siç thotë J. Michael: “Mos harroni, çdo histori ka gjithmonë dy anë. Të kuptuarit është një shpatë me tri tehe. Ana jote, ana e tyre dhe e vërteta në mes. Merri të gjitha faktet përpara se të nxjerrësh përfundime.”
SEKSIONI 1: TË KAPUR
SEKSIONI 2: MENDIME TË PAKRIHURA
SEKSIONI 3: TË NXJERRA NGA DHEU
Ardian Pepa – ÇDO HISTORI KA DY ANË
Solo Show
20-28 Shkurt 2023
Kuruar nga: Ardian Isufi & Altin Lika
Galeria FAB – Universiteti i Arteve Tiranë
Ceremonia e hapjes: 20 Shkurt 2023 / ora 19:00
Për informacione të mëtejshme apo për materiale shtesë mund të kontaktoni me zyrën tonë të komunikimit në kontaktet e mëposhtme. Një press kitt me materiale dhe informacione rreth ekspozitës mund të shkarkohet këtu:
