Ftesë – FOTOIST – Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë – Edicioni i 4-të

Ftesë
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në ceremoninë e hapjes solemne të edicionit të 4-të të FOTOIST – Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë në Prishtinë, Kosovë.
Ceremonia e hapjes do të mbahet të premten, më 9 tetor 2026,
në orën 18:00, në sheshin përballë "Grand Hotel"-it në Prishtinë, dhe do të vazhdojë brenda ambienteve të hotelit
me hapjen e pesë ekspozitave fotografike – pjesë e më shumë se dymbëdhjetë ekspozitave ndërkombëtare që festivali u prezanton publikut çdo vit.
Do të ishte nder i madh për ne prania juaj në këtë mbrëmje kushtuar fotografisë, artit dhe kujtesës.
09.10.2026 | E premte | 18:00
Sheshi përballë "Grand Hotel"-it, Prishtinë, Kosovë.
Fotoist – Edicioni i 4-të
29.09 – 16.10.2026
SHIH PERTEJ